Një 39 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pas një kontrolli të bërë në banesën e tij ku iu gjetën qese farmaceutike dhe peshore elektronike të cilat i përdorte për ndarjen në doza të sasive të mëdha të kanabisit.
Në pranga ka rënë Jurgen (Klodian) Sula, ndërsa i është sekuestruar 540 gramë lëndë narkotike kanabis, peshore elektronike dhe qindra qese farmaceutike.
Komento