Me qetësi 'olimpike', kominoshe pune, maskë e kapele, ja si u grabit agjencia e kredive dje në Tiranë (VIDEO)

Një ditë pas grabitjes së një agjencie kredish të vogla pranë 'Zogut të Zi' në Tiranë, Report Tv ka siguruar edhe pamjet e momentit kur autori hynë në subjektin në fjalë.

Në pamje shihet se si autori i kësaj grabitje i veshur me kominoshe që përdoren për punë, me maskë në fytyrë, ku në kokë mban një kapele dhe në dorë një qese plastike të kuqe, ecën qetësisht në rrugë dhe më pas kthehet drejt pikës së kredidhënies për ta grabitur.

Në kamerat e sigurisë është fiksuar edhe ora rreth 15:19 minuta ku autori me një shtat të gjatë shfaqet para agjencisë. Ai duket se e ka studiuar mirë terrenin pasi nuk bën asnjë ndalesë dhe e ka të qartë objektivin e tij.

E gjithë grabitja zgjat pak më shumë se një minutë ndërsa autori përsëri edhe pse kishte kryer një krim del krejtësisht i pa trazuar dhe me qesen plotë me para që i ka grabitur nënë kërcënimin e një pistolete dhe largohet me hap të nxituar.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje e rëndë nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë , Shqiponjat, Forca e Posaçme Operacionale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë