Artistët kalojnë nëpër incidente të ndryshme në festivale, siç mund të jetë rrëzime, thyerja e një take, zbërthimi i një kopse apo edhe rënia e flokëve fallto ndonjëherë. Një situatë të tillë ka përjetuar edhe një nga këngëtaret shqiptare teksa po performonte në një festival jashtë Shqipërisë.
Arta Bajrami ka rrëfyer për “Prive” se flokët extension ishin gati për t’i rënë dhe se i kishte hequr vetë e i kishte hedhur në prapaskenë.
“Duke performuar, duke kërcyer, isha shumë energjike, po kuptoja që flokët extension ishin gati për të më rënë. Që të mos binin në tokë, që të qeshte gjithë publiku, atëherë i kapa shpejt dhe ja hodha nga pas dikujt, që i kaloi në prapaskenë. Dhe kështu shpëtova. Nuk di e dalloi publiku, por s’më ka përmendur askush asgjë,”- tregon Arta duke qeshur.