Më 04 prill 2018 Johan Pema, vjeç 37 banues në Tiranë, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë, se një ditë më parë, persona të paidentifikuar e kanë rrëmbyer, por më pas ai ka mundur që të lirohet dhe t’ia mbathë nëpër pyje në zonën e malit të Dajtit në Tiranë.
Policia, edhe pse ia ka referuar materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim dhe ka nisur përpjekjet për identifikimin e turoëve, ngre gjithsesi dyshime shumë të forta lidhur me këtë ngjarje.
Johan Pema ka pretenduar se më më 3 prill, ëhstë rrëmbyer dhe autorët e kanë dërguar në zonën e Dajtit, ku sapo ka zbritur nga makina, ai ka arritur të arratiset duke u ikur me vrap rrëmbyesve të tij të mundshëm.
Deri në këto momente policia nuk ka gjetur ansjë provë për rrëmbimin e tij dhe kallëzuesi nuk ka as edhe një shenjë dhune në trup, çka bën që policia të dyshojë se ai mund ta ketë inskenuar vetë rrëmbimin e tij për çështje azilkërkimi në vendet e BE-së.
Gjatë dëshmisë së tij, që i përngjan më shumë rrëmbimeve nëpër filmat hollivudianë, Pema ka thënë: “Më rrëmbyen dhe më dhunuan, donin të më vrisnin. Arrita të iki me vrap nëpër pyll pa këpucë dhe u fsheha”.
Por sakaq, mësohet se Pema është dëbuar nga Anglia, e cila e ka shpallur edhe person të padëshiruar.
Komente

Ishalla I kthejne te gjithe keta funderina qe kane lene shqiperine me preteksin qe ska pune e na futin opinionin e keq ne Angli ne te tjereve qe punojme me djersen e ballit e paguajme taksa si cdo qytetar I ndershem.
PërgjigjuPo ti pse nuk punon në vendin tend apo ndoshta edhe ti hyn në koshin e plehrave që ke përmendur vet
PO PSE KA NDONJE PERSON QE DO ANGLIA
Përgjigju