Me Shefin e Sektorit të Krimit të Organizuar të SPAK, Yuri Kim paralajmëron: Do të kemi edhe më shumë rezultate, askush nuk është mbi ligjin

Me Shefin e Sektorit të Krimit të Organizuar të SPAK, Yuri Kim paralajmëron: Do të kemi edhe më shumë rezultate, askush nuk është mbi ligjin

Yuri Kim dhe Altin Dumani

TIRANË-Pas një takimi të zhvilluar me Shefin e Sektorit të Krimit të Organizuar të SPAK, Altin Dumani, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka paralajmëruar të tjera rezultate shumë të mira në luftën kundër krimit.

"U  takova sot me Altin Dumanin, shefin e Seksionit të Krimit të Organizuar të SPAK, për të shprehur vlerësimin për ndjekjet e shumta që kanë rezultuar me burgim dhe konfiskim të pasurisë (https://spak.al). SPAK do të japë edhe më shumë rezultate që tregojnë se askush nuk është mbi ligjin", ka shkruar Kim në një postim në Twitter.

Javën e fundit mesazhet e ambasadores Kim kanë qenë shumë të forta në drejtë të autoriteteve shqiptare për luftën krimit dhe korrupsionit dhe reformën në drejtësi.

Dy ditë mjë parë, e pranishme në një konference të organizuar nga Komiteti shqiptar i Helsinkit për monitorimin e punës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe gjyqësorit (KLGJ) përgjatë një viti, diplomatja amerikane në një mesazh drejtuar prokurorëve dhe gjyqtarëve, shkurt dhe qartë, tha se Reforma në Drejtësi duhet të jetë reale dhe se duhet ndaluar së shtiruri!

Au u shpreh se është e vetëdijshme për presionet që mund të kenë këto dy institucione, por theksoi rëndësinë për të ecur përpara. Kim iu drejtua prokurorëve dhe gjyqtarëve duke iu thënë se roli i tyre në këtë moment për Shqipërinë është kritik dhe se është e kuptueshme edhe presioni që mund të kenë.

 

Postimi i Yuri Kim

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia