Kapiteni Messi e ka mundësuar që Barcelona të arrijë të kaloj më në fund në epërsi ndaj Alaves.
Në ndeshjen e parë Lionel Messi të sezonit të ri në La Liga, që me një super-gol ka kaluar në epërsi Barcelonën.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0, derisa Barcelona e dominoi takimin por ishte Alaves të cilët arritën që të mbrohen shumë mirë.
Edhe pjesa e dytë nisi ashtu sikurse e para, me Barcelonën e cila nuk po arrinte që të thyente mbrojtjen e Alaves.
U desh të vinte minuta e 64’të që të shkaktohet një faull në futbollistët e Barcelonës dhe kështu ai të shndërrohet në gol.
Goditja e Messit shkoi poshtë këmbëve të murit të krijuar nga lojtarët e Alaves.
Messi e rrezikoi edhe njëherë portën e Alaves në minutën e 87, por pa sukses.
Kur po shkonte ndeshja drejt fundit, në minutën e dytë shtesë, Messi shënon përsëri duke thelluar rezultatin në 3-0.
Arritja e kësaj fitore, Barcelona fiton tre pikë dhe merr kreun e tabelës të cilën e ndanë me Levanten.