Me shkrim dore e plot gabime, dorëhiqet kandidati për deputet i ‘Nismës’! Qytetarët: Kaq poshtë kemi rënë, ky s'di shkrim e lexim

Me shkrim dore e plot gabime, dorëhiqet kandidati për deputet i ‘Nismës’! Qytetarët: Kaq poshtë kemi rënë, ky s'di shkrim e lexim

Foto ilustruese

TIRANË- Pa nisur mirë fushata, Nismës Thurje i largohet një kandidat për deputet. Bëhet fjalë për Selim Selën, i cili garonte në 25 prill në qarkun e Dibrës. Ai ka dhënë dorëheqjen nga kjo kandidaturë me argumentin se ka pasur presione të vazhdueshme, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është letra e tij ku njoftonte për vendimin. Kjo dorëheqje është bërë me shkrim dorë, në të cilën evidentohen shumë gabime drejtshkrimore.

“Deklaroj që unë Selim Naim Sela, datëlindja 04.09.1995, japë dorëheqe si deputet i qarkut Dibër me Nismën Thurje, për arsye personale, presjon pas presjoni të vazhdueshëm”, ka shkruan ai.

Një gjë e tillë ka sjellë edhe reagimin e shumë qytetarëve të cilët kritikojnë Nismën Thurje.

“Po talleni apo çfarë, s’ka mundësi ta ketë shkruar dikush që do të përfaqësoj popullin”, shkruan një komentues.

“Seriozisht e keni që kandidati për deputet s’di të shkruaj?! Ore në çfarë planeti jetojme se ca nuk po lexojmë e çka nuk po shohim. Po pse mo aq poshtë kemi rënë që të na përfaqësojnë njerëz që s’di as shkrim as lexim?! Ju kishit alternativa më të mira gjoja, këto janë alternativat? Pastaj thoni kërcënim, dini me lexu të paktën?! Dhe mbani cik frena kur shpreheni, kur u zgjodh deputet ky mo ?! Jap dorëheqje nga deputet thotë. Pfffff”, shkruan një tjetër.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/03/2021 01:02

    Zoteria eshte i datelindjes 1995.90'ishin vitet ,kur cdo gje rifilloi gati nga /0/.Ata ishin vitet, kur shume prinder preferonin t'i dergonin femijet me mire te ruanin tufat me bageti,se sa t'i dergonin ne shkolla;ishin vitet, kur disa prinder nuk interesoheshin nese femijet e tyre shkonin rregullisht ne klasa;ishin vitet, kur shume femije,adoleshente dhe te rinj,morren rrugen e emigracionit,pa mbaruar shkollen,ose pa vajtur fare ne shkolle dhe shpesh here ,duke e bere emigrimin para prinderve,fakt te kryer dhe asnje prej ketyre prinderve, nuk u tha://-S'ke per te ikur ,pa mbaruar shollen,pa marre ,te pakten deftesen e gjimnazit!//Ata ishin edhe vitet, kur arsimi degradoi komplet,kur miku dhe paraja te bente <<shkencetar me diplome dhe me grade>>.S.d.q.gabime drejtshkrimore bejme te gjithe,por ne rastin konkret,ceshtja eshte ne se jane vetem gabime drejtshkrimi,apo shkojne me larg dhe per nje person, qe pretendon qe nje dite,te beje ligjet e vendit dhe te kuptoje formulimin,permbajtjen dhe domethenien e tyre ,keto cikerima marrin nje rendesi te madhe.Ligjet e vendit nuk mund te jene pengje te nivelit arsimor e logjik te ligjberesve.

    Përgjigju
  • 7x7=42: 20/03/2021 11:04

    Te pakten te mesoje shkrim, se per shumezimet eshte IPhone.

    Përgjigju
  • Tenderi-Na Duhet Nje Trim-Viktor Malaj: 20/03/2021 10:36

    Ky kandidat i partise se re "Thurje" mbase nuk ka shkollimin e duhur dhe aresyet une nuk i i di,ndofta nga varferia apo nga ndonje shkak tjeter.Por do te ishte me mire ky person deputet, i cili do te jepte ndihmesen e tij per te ecur perpara parlamenti e shqiperia me ndershmerine e tij,se sa shume te tjere me shkolle si puna e Palok-karit,mafiozit Bylykbashi,Noke UDB-shit,Salianj -Dumes,Bardhit,Gjate Clirimit apo vetet Hollandezit Lyl qe megjithese pretendon se ka mbaruar shkollen e larte ne Hollande, s'ja mban suma te tregoje diplomen, ne matematike eshte njesh (7x7=42)dhe i leshon gafat rruges perdite si lopa bajgat, kurse sa per krimet i ka te rreshtuara radhe radhe ne prokurori dhe fallsifikon raporte mjekesore qe ti shpetoje drejtesise,apo atij tragacit Boci=Lucky Luciano... qe mbahet si shkencetar dhe godit me grusht njerezit e i vjedh live ne Tv dhe telefonin(skandal,ordiner fare),pa folur ketu per like floririn e veshur me Gold e te shoqen (Doktorreshe Fallxhore),trimin e marre qe kerkohet te shpetoje shqiperine (sic shkruante bukur dje i madhi Viktor Malaj ne gazeten Dita).Apo doni t'ju kujtojme Medi Gerdecin ,te shkolluarin me 26 te vrare ne kurriz?! Pra,une mendoj se shume here me mire te jete ky Dibran ne kuvend se sa ata e shume te tjere si ata,kriminele e bandite me imunitet qe vihen ne rresht vetem me nje shenje koke te banditit Vicidolas per te djegur shqiperine.Ky kandidat,Selim Lelua, cili nuk i rezistoi dot presionit e kercenimeve te banditeve te PD-LSI-se do e mendonte shume ne rast se do i kerkonin te ngrinte doren ne favor te ketyre te dy bandave keqberese ne kete vend,ndaj s'do nxituar ta denoni paraprakisht bazuar vetem ne nivelin e tij aresimor dhe te mos harrojme se pas vitit 1991 shume kamikaze me te njejtin nivel aresimor te ketij kandidati bene kursin e plepave ne Durres dhe moren fatet e shqiperise ne dore duke bere gjemen, me te parin dhe me te famshmin Gjin Gjoni deri perpara disa ditesh,duke u rreshtuar pa medyshje ne sherbim te Like Brishes e t e xhepit te tij kriminal.Duhet pare se kush e kercenon e i ben presion ketij personi dhe perse dhe jo se perse ky shqiptar pranon te kandidoje ndershmerisht ne zgjedhjet e ardheshme te cilat propagandohen se do jene te lira e te ndershme etj etj.Kush trembet nga kandidimi i tij?!Ne kushtetuten e shqiperise me sa di une nuk ka ndonje kusht se cfare shkolle duhet te kete kandidatura per deputet,por kerkohet ekskluzivisht qe deputetet duhet te jene te paster e te ndershem.Pra kish duhet te jete kandidat ,Selimi apo banditet e PD-LSI-se qe ,po te kishte nje shtet ligjor dhe institucione serioze ne kete vend apo neqoftese BE-ja do ta shikonte mire rastin e Shqiperise keto te dy banda duhet te ishin propozuar per tu nxjerre jashte ligjit,duke patur parasysh veprimtarine e tyre kriminale ne keto 30 vjete ne kete vend!

    Përgjigju
  • Niku: 20/03/2021 10:29

    Hahahaha sa kam qesh,ky paska lindur ne vitin 2995,dhe jep dorheqjen si debutet.. cfar injorance as numrat nuk di ti shkruaj magjino shkrimin...

    Përgjigju
  • Beni: 20/03/2021 10:09

    Po se kto me 20 fakultete e ndriten keta

    Përgjigju
  • Emigrant: 20/03/2021 09:58

    Ky djal foli shum mir nje dit ne TV ora dhe ai demaskoi te gjith klasen politike dhe u shkeli ne kallo te gjith hajduterve te minierave Te ruajt zoti o cun Dhe per mendimin tim shko tek ambasada amerikane dhe kerko ndihm dhe lagohu nga shqiperia

    Përgjigju
  • Trimi: 20/03/2021 09:57

    Ha ha ha, çu kënaqëm! Ata që ishin deri dje nuk dinin të lexonin këta nuk din të shkruajn..... O Zot! Prandaj nuk ka koh më për mëndjelehtsira dhe për eksperimente! Mos shikoni partitë por votoni individëd që jan me formim dhe arsimin e duhur. Jemi vëndi i vogël dhe kemi nevoj që më të mirët të jen në përfaqësi dhe drejtimin e ekonomis. Është e thjesht të hipësh lart në kofkën e makinës që në eksitim e sipër dhe me dy gishta përpjet gërthet Rama ik! Apo këta të “thurrjes” që truri nuk qënka zhvilluar akoma por thjesht është akoma për fillore! Nëjse... si përfundim ka dal e modës që edhe unë të gërthas Rama ik... not!

    Përgjigju
  • Lush berbali: 20/03/2021 09:47

    Ky ishte thjeshte nje kandidat per deputet. Ne fund te fundit nje njeri i zakonshem,pa grada . Ju qe u shqetesuat aq shume,lexoni shkrimet e ish- zevendesministres se arsimit LSI - stes Nora Malaj ,profesoreshe e njohur. Pasi te beni krahasimin,do t'i terhiqni padyshim te thenat per kete kandidat .

    Përgjigju
  • lavendola: 20/03/2021 09:44

    O Katundar injorant, bere mir qe u largove! Na mbytet me Injorancen tuaj lerjani Rradhen Djemve dhe Vajzave me Universitet te mbaruar!

    Përgjigju
  • Vali: 20/03/2021 09:25

    O popull idiot! Ky perfaqeson ate pjese te shoqerise qe nuk ka pas akses ne shkollim per arsye varferie. Ne vend te merreni me ata me shkolle qe goditen grushtash apo qe i bjne presion nje djali me 9 klase shkolle jj merreni me gabimet drejtshkrimore.

    Përgjigju
    • @Vali: 20/03/2021 10:01

      Arsimi qe ka marre djali 9 vjecar dmth eshte falas keshtu qe shkrim e kendim mund te mesonte mqs ka ambicie per te perfaqesuar shoqerine se duhet te lexoje e kuptoje ndonje gje qe te perfaqesoje

  • Hasan Pordha: 20/03/2021 08:24

    Si ru japim vote ketyre te Thurjes kur keta nuk dine te thurin asnje fjale ose fjali?

    Përgjigju
  • Saimiri: 20/03/2021 08:02

    Cojeni ne klase te pare te mesoje shkrim e kendim ketij kandidati per deputet...Mjere populli per keto kandidate...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë