KAVAJË- Gjatë një jave, 102 drejtues mjetesh janë gjobitur në Kavajë pasi janë konstatuar duke thyer rregullat e qarkullimit rrugor.
Përkatësisht, në akset rrugore Kavajë-Rrogozhinë e Kavajë –Durrës, janë pezulluar 25 patenta sepse shoferët po lëviznin me shpejtësi mbi normat e lejuara që varionte nga 129 km/h deri në 152 km/h.
Pavarësisht kontrolleve të shumta me donë e radarë numri i shoferëve që gjobiten për shkak të shpejtësisë vijon të mbetet i lartë, ndërsa edhe rastet e thyerjeve të rregullave nga të huajt nuk kanë qenë të pakta. Ndërkohë, 8 të huaj janë gjobitur në Kavajë me vlerën 40 mijë lekë.
Policia iu bën apel drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë rregullat në mënyrë që të mos bëhen burim aksidenti, për të ruajtur kështu veten dhe të tjerët rreth tyre.