'Me shpejtësi 177 km/h'/ 21 patenta të pezulluara dhe 2 shoferë të arrestuar! Policia: Guxim i tepruar dhe papërgjshmëri (VIDEO)

TIRANË- 21 patenta të pezulluara dhe 2 shoferë në pranga! Është ky bilanci i policisë së Shtetit gjatë 24 orëve të fundit pas monitorimeve të bëra në aksin rrugor Tiranë-Durrës-Tiranë.

Pezullimi i patentave ka ardhur për shkak se shoferët lëviznin me një shpejtësi tej normave të lejuara që shkon deri në 177 km/ h në një kohë kur maksimumi është 90 km/h si edhe drejtim i makinës në gjendje të dehur. 

Ndërkohë, dy shoferët e tjerë u arrestuan pasi ishin të dehur në timon. 

Njoftimi i plotë i policisë
Monitorim dhe me radar në të gjitha rrugët e Tiranës, për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit. Rregjistroi shpejtësi nga 137 km/h deri në 177 km/h, në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h, shpejtësi, por kurrsesi për të udhëtuar i sigurtë për veten dhe të tjerët në rrugë.

Shënoi masë alkooli që varionte nga 0.40 mg/l deri në 0.89 mg/l alkool në frymëmarrjen e drejtuesve të automjeteve. Guxim i tepruar për ata që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit dhe papërgjshmeri për ata që e drejtojnë në gjendje të dehur , pasojat mund të jenë fatale , për jeten e të gjithë përdorueseve të rrugës.

Prej orës 20:00 e deri në këto momente, janë pezulluar  11 Leje Drejtimi, për shpejtësi që varionin nga 137 km/h deri në 177 km/h. Dhe 10 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionin nga 0.40mg/l deri në 0.49 mg/l. Dy drejtues mjetesh në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur që varionin nga 0.59 mg/l deri në 0.89 mg/l, sasi që sipas testeve të verifikuara vinte në rrijtje dhe njëri prej drejtuesëve të mjetëve në gjendje të dehur kishte nga rruga, fatmirësisht pa dëme në njërëz.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Policia Rrugore me radarë e dragera është e do jetë prezente kudo, jo për të shtuar numrin e gjobave por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë nga këta drejtues mjetësh që abuzojnë me rregullin dhe normat e sjelljes në rrugë.

 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 11/10/2020 09:52

    Ky vend do kutine e zeze qe te jete e montuar detyrimisht ne cdo makine. Ne kete menyre do i bente nder edhe ndonje mikut per te fituar tenderin si dhe shofereve duke i ndergjegjesuar qe te respektojne limitet e shpejtesise.

    Përgjigju
  • Andon L.: 11/10/2020 09:31

    Policia ka dy mundësi: (1) ne nuk duam të ndajmë të njëjtën rrugë me kriminelë të tillë, të ndajmë rrugën e tyre, (2) ose t'i trajtojmë ata me vepër penale serioz. kjo është ftesë e hapur për të shkaktuar aksident. le të vdesin këto papastërti por na mbro nga dëmtimi i tyre!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë