Me shpejtësi deri në 166 km/h/ Heqje patentash dhe gjoba! Policia shton kontrollet: Shijoni fundjavën, por kujdes!

TIRANE-Gjatë monitorimit me radar të autostradës Tiranë -Durrës mbrëmjen e djeshme dhe deri në orët e para të ditës së sotme janë hequr 15 patenta për shkak të shpejtësisë, pasi lëviznin deri në 166 km/h, ndërsa 14 drejtues mjetesh u ndëshkuan me gjobë për manovra të rrezikshme në rrugë.

Sipas policisë kontrollet do vijojnë edhe në rrugët e brendshme të qytetit duke përdorur alkool testuesit me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur. "Drejtues mjetesh dhe motomjetesh, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, për të shijuar fundjavën dhe për të arritur të sigurt në destinacion.

Mos e trajtoni rrugën si pistë ndërsa mjetin si avion, duke u ekspozuar ndjeshëm ndaj rrezikut, për tu përfshirë në aksident rrugorë, ku për shkak të shpejtësisë, nivelit të alkoolit në frymëmarrje dhe mënyrës agresive në drejtim, mund të jetë edhe udhëtimi i fundit për ju. Mbrojeni jetën, duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor" është apeli i policisë rrugore.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 22/02/2020 09:40

    Shpejtesi ne sketerre keto lloj shoferash nuk duhet ta shohin patenten me me sy. Duhet vene rregull dhe brenda qytetit tabela shpejtesie nuk shihen dhe makinat ecin sipas qejfit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e ish-oficerit, që natën e 18 dhjetorit 1981, u mor nga Ministria dhe u caktua te vila e Mehmet Shehut

Dëshmia e rrallë e ish-oficerit, që natën e 18 dhjetorit 1981, u mor nga Ministria dhe u caktua te vila e Mehmet Shehut