Me shpejtësi dhe të dehur, 8 shoferë të arrestuar në Elbasan dhe rreth një mijë gjoba

ELBASAN-Policia ka arrestuar 8 drejtues mjetesh nga këta 5 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi dhe 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërsa janë vendosur edhe 952 masa administrative për shkelje të ndryshme.

Sipas policisë, kontrollet kanë konsistuar për pije alkoolike, për shpejtësi, për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi, për mos vendosje të rripit të sigurimit, të përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, të transportit të udhëtarëve pa licencë apo pa kontroll teknik, etj.

Janë pezulluar 44 Leje Drejtimi:
30 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, evidentuar në bashkëpunim me Task Forcën e Drejtorisë së Policisë Rrugore
14 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur

Janë vendosur gjithsej 952 masa administrative:
24 për mospërdorim të rripit të sigurimit
88 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit
17 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse
12 për parakalim të gabuar

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë

Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë