Shoferët nuk ndërgjegjësohen, me shpejtësi 'skëterrë' në rrugët e Tiranës dhe me patentën e hequr, arrestohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia, pasi po lëvizte me 196km/ h në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Elbasan, pranë Tegut.

Policia njofton se është vënë në pranga shtetasi me iniciale B. H, 29- vjeç. Por siç duket nuk është hera e parë për 29-vjeçarin që shkel rregullat e qarkullimit rrugor, pasi rezulton i ndëshkuar më parë për shpejtësi mbi normat e lejuara, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe me Leje Drejtimi të hequr. 

'Me shpejtësi vrastare dhe me leje drejtimi të hequr, arrestohet 29 vjeçari pranë Tegut. Vijon puna parandaluese e rrugorëve të kryeqytetit me fokus shkeljet që konsiderohen rrezik potencial për aksidentet rrugore si shpejtësia mbi normat e lejuara, garat e shpejtesisë si dhe drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit.

Në rrugen interurbane kryesore Tiranë-Elbasan, pranë Tegut,  u konstatua nga radari  i vendosur në mbikalimin Mjull Bathore, automjeti me targë AA 606 LU, me shpejtësi 196 km/h, drejtuesi i të cilit shtetasi me iniciale B. H, vjeç 29, rezultoi disa herë i ndëshkuar për shpejtesi mbi normat e lejuara, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe me Leje Drejtimi të hequr, në keto kushte u bë arrestimi i tij  në flagrancë për veprën penale të parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.'- njofton policia.

Si pasojë e shpejtësisë në rrugë dhe shkeljes së qarkullimi rrugor, një familje u shua pasi një mjet tip 'Audi' me drejtues 22-vjeçarin Igli Madanin, goditi nga pas makinën me të cilën udhëtonin në autostradën Fier-Vlorë.

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emri: 29/06/2021 12:52

    Pse si jepni emrat ktyre plerave, Pse anonim me iniciale, dhe ktu duket qarte qe po i mbroni Duke u muduar ti respektoni. Nxirrni aty me emer mbiemer dhe foto, apo jane vipa kto!!! Degjenerojini kto plera..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kroatët votojnë për të zgjedhur presidentin e ri, ja dy kandidatët kryesorë

Kroatët votojnë për të zgjedhur presidentin e ri, ja dy kandidatët kryesorë