Një aksident ka ndodhur në Ksamil në orët e para të mëngjesit. Si pasojë e shpejtësisë, drejtuesi i mjetit, Ajet Aledini, 31-vjeç, ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur në rrethimin e një biznesi dhe ka dëmtuar edhe dy automjete të tjera të parkuara.
Automjeti tip BMË është shkatërruar si pasojë e përplasjes. Drejtuesi i mjetit fillimisht ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Sarandë, pastaj është është transportuara drejt Tiranës për mjekim të specilizuar.Fatmirësisht në atë orë nuk ka pasur njerëz që lëviznin në rrugë pasi pasoja mund të ishin të mëdha.