Me shpejtësi tej normave të lejuara dhe pa rrip sigurimi, makina inteligjente zhvendoset në Durrës, 'kap mat' qindra shoferë

Këtë fundjavë makina inteligjente është zhvendosur në Durrës, ku ka monitoruar nga afër të gjitha shkeljet e bëra nga shoferët.

Mësohet se nga 5 nëntori e deri mbrëmjen e sotme, makina Inteligjente ka fiksuar një sërë shkeljesh.

746 janë konstatuar për shpejtësi tej normave të lejuara, 112 për përdorimin e celularit dhe mosvendosjen e rripit të sigurimit, 58 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 54 me shpejtësi pa vendosur rripin e sigurimit.

Njoftimi i Policisë:
Makina inteligjente, monitorim të qarkullimit të automjeteve gjatë orëve të mbrëmjeve, në rrugët e brendshme të Durrësit.

Prej mbrëmjes së datës 5 nëntor deri mbrëmjen e sotme, makina inteligjente është zhvendosur në Durrës, për të monitoruar qarkullimin e automjeteve në disa rrugë të brendshme të qytetit të Durrësit, si dhe në dalje e në hyrje të këtij qyteti.

Gjatë monitorimeve me afate të shkurtra kohore, në shumë pika të cilësuara me risk për përfshirje në ngjarje rrugore, Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Durrës, nëpërmjet makinës inteligjente, kanë konstatuar 746 shkelje për shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që në qytet kanë arritur deri në 90 km/h.

Nga verifikimet ka rezultuar se:
•112 prej tyre janë konstatuar në shkelje të trefishtë: shpejtësi, përdorim të celularit dhe mosvendosje të rripit të sigurimit;

•58 drejtues të tjerë për shpejtësi, për të cilët është vendosur edhe sanksioni plotësues pezullim i lejes së drejtimit, pasi shpejtësitë varionin nga 70 km/h deri në 90 km/h në rrugët e brendshme të qytetit të Durrësit;

•54 drejtues janë konstatuar me shpejtësi dhe pa vendosur rripin e sigurimit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, motomjeteve, biçiklistët dhe këmbësorët që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia e Shtetit falënderon të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital e në numrin 112, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm, profesional e të paanshëm.

#KontribuoDheTiNëSigurinëeJetës????????

#ZbatoRregullatUdhëtoiSigurt

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës