Teksa ndiqja ashtu si ccdo ditë shtypin e Shqipërisë munda të lexoja edhe intervistën me Prof. Shenasi Ramën, si dhe reagimet për ndarjen e parisë shqiptare. Jam plotësisht dakord me përshkrimin që Rama i bënë situatës politike të vendit tonë, por ajo më duket e përciptë, pasi metastazat e tumorit që ka mbërthyer Shqipërinë janë shumë e shumë më të thella dhe të dendura, pasi ato kanë arritur deri atje sa kanë shkatërruar edhe moralin e shoqërisë.
Sot , shqiptarët nuk duan t’ja dinë se u mungojnë kushtet me jetike, si energjia, uji, buka deri dhe fryma në shumë raste. Sot shqiptarët janë të zhveshur moralisht, nuk kanë motiv për vijim dhe aq më tepër nuk kanë asnjë fije vizioni për të nesërmen e tyre. Në fakt unë dua ta mbështes profesorin teksa thotë që faji është i parisë. Unë mendoj se në Shqipëri sot jeton vetëm ajo kategori, pra paria. Ajo ka të ardhura të mjaftueshme, ajo ka mundësi jetese, ajo ka shpresë, ajo ka elementaren dhe shumë më shumë për jetën, pra ajo ka gjithshka. Kurse vegjëlia, populli, votuesi , shqiptari i thjeshtë a mund të më thoni cfarë ka? Asgjë më shumë se dëshira për të patur të paktën qetësi për të ëndërruar një shpresë, për të nesërmen e afërt dhe dalëngadalë për të nesërmen e largët.
Sot, shqiptari është thjesht një numër që mbush listat e votuesëve, gjendjet civile ende me shumë probleme, listat e regjistrimit të popullsisë të ndërmarra nga soj e sorrollop njerëzish, sot shqiptari është një objekt pa frymë, se atë ja ka pushtuar qeveria e tanishme dhe ato të mëparshme. Pse nuk mund të pranohet hapur se kjo e ashtuquajtur pari e ka mbërthyer vendin prej gryke? Po e kanë mbërthyer politikanët, e kanë mbërthyer institucionet që nuk funksionojnë, e kanë mbërthyer edhe ata që përfaqësojnë pushtetin e katërt, media. Unë kam qënë prej shumë vjetësh pjesë e kësaj të fundit dhe vazhdoj të jem, edhe pse fizikisht prej afro një viti jam pikërisht në vendin ku jeton profesor Shenasiu. Po e ka vuajtur ekzistencën e deformuar të pushtetit të katërt. E kam parë dhe ngrënë përditë atë ccorbë të prishur që prodhon media. Kam qënë e lebetitur kur kjo media në shumicën e rasteve ka ndjekur të njëjtën rrugë me politikën vrasëse. Edhe sot pjesa më e madhe e saj është një metastazë më vete e rrezikshme e shoqërisë së kalbur. Sot në media janë përfshirë figura jo të pastra që i kanë duart e lyera me gjakun e shkatërrimit të Shqipërisë deri në rrëzë.
Sot në media është harruar profesionalizmi dhe misioni i profesionit, sot mbizotëron vetëm ambicia e disa palove njerëz që fryti era dhe i radhiti në media, dhe ashtu në radhë ata presin sesi të marrin atë që u ofron pjesa tjetër vrastare e pushtetit. Ku ishte misioni i medias ndërsa lejoi radhë pas radhe vjedhjen e zgjedhjeve? Ku është misioni i medias për atë të ardhme të shqiptarëve dhe të vetë asaj në një farë mënyre? Shenasiut dhe shumë të tjerëve u ka mbetur ora tek lëvizjet e dhjetorit, por sa shumë lëvizje janë bërë deri më sot, në këto 20 vjet “demokraci”.
Kemi prodhuar në këtë periudhë shumë lëvizje dhe shumë “heronj” si ata të dhjetorit, por nuk kemi arritur të bëjmë asgjë më shumë se të heshtim dhe në shumë raste të qajmë me fatin tonë, që na e kapën peng paritë, lëvizjet, “heronjtë” etc. Më dhimbset vendi im që po nxjerrë përditë e më shumë pari zhgënjyese. Më dhimbset shpresa ime që nuk di se ku do të gjejë prehje, pasi vendi im ka gjasa mos t’ja jap ashtu si nuk ja ofroi deri me sot. Paria ka mbërthyer në mënyrë të cikluar pushtetin e katërt dhe shfaqet e rishfaqet për ccdogjë e ccdofarë teme. Paritë po shtojnë radhët e tyre me ambiciozë të paaftë , dhe profesionistët edhe pak kohë e do të kthehen si fjala e dikurshme “lëre se fshatar janë aq dinë, pasi këtë gjëmë ua la diktatura). Paritë kanë mbërthyer pushtetin qëndror e vendor dhe sot po vrasin edhe shpresën time, e cila ndryshoi rrjedhë ndoshta të përkohshme vetëm pak ditë pas zgjedhjeve të 8 Majit. E dini se ccpashë? Figura të shpërfytyruara shqiptarësh që nuk dinin nga vinin e se ku venin.
Ohio, SHBA
/Shqiptarja.com