'Me shpresën e Zotit, do të shpëtojmë shumë jetë', Biden nënshkroi ligjin për armët
Presidenti i SHBA-ve Joe Biden
Presidenti amerikan Joe Biden ka nënshkruar këtë të shtunë projektligjin për armët, që përbën dhe reformën më të madhe federale në tri dekadat e fundit, disa ditë pasi Gjykata Supreme ka zgjeruar të drejtat për armët.
“Me vullnetin e Zotit, do të shpëtojë shumë jetë”, tha Biden në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa përfundoi nënshkrimin e projektligjit.
Ligji i ri ishte si nevojë për shkak të ngjarjeve, të shtënat në një shkollë fillore në Uvalde, Teksas dhe në një supermarket në Buffalo, Nju Jork, që ndodhej në një lagje me shumicë me ngjyrë.
Një grup negociator dypartiak filloi të punojë në Senat dhe zbuloi tekstin legjislativ të martën. Projektligji, i titulluar "Akti Bipartizan për Komunitetet e Sigurta", u publikua nga Sensorët republikanë John Cornyn nga Teksasi dhe Thom Tillis nga Karolina e Veriut dhe Senatorët Demokratë Chris Murphy nga Connecticut dhe Kyrsten Sinema nga Arizona.
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të premten projektligjin me 234 pro-193, duke përfshirë 14 republikanë që votuan me demokratët. Senati e miratoi projektligjin në një votim, natën vonë të së enjtes.
Në fjalën e tij këtë të shtunën, Presidenti njoftoi se do të presë në Shtëpinë e Bardhë më 11 korrik anëtarët e Kongresit që mbështetën legjislacionin historik të sigurisë së armëve në një ngjarje, pas kthimit të tij nga Evropa, për të festuar ligjin e ri me familjet e viktimave të dhunës me armë.
Gjykata Supreme ka deklaruar për herë të parë të enjten se Kushtetuta amerikane mbron të drejtën e një individi për të mbajtur armë në publik për vetëmbrojtje.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
65.9%
-
Jo
30.9%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3563
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Blinken: Afër armëpushimit dhe lirimit të pengjeve! Marrëveshja mund të mbyllet nga administrata e re
9 Janar, 15:46
-
Ish-Presidenti Carter nderohet me ceremoni shtetërore në Uashington
9 Janar, 15:30
-
Zjarret vazhdojnë të përhapen në Los Anxhelos, 5 të vdekur evakuohen 180 mijë persona! Biden do t'i drejtohet kombit
9 Janar, 07:46
-
Sekuestrim për pasuritë e “non grata-ve” në Ballkanin Perëndimor! Presidenti amerikan Biden shton sanksionet për zyrtarët që destabilizojnë ose janë të përfshirë në korrupsion
8 Janar, 20:56
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
8 Janar, 19:23
-
Zjarre masive në Los Anxhelos, mijëra të evakuuar dhe dëme (FOTO+VIDEO)
8 Janar, 07:22
-
Trump këmbëngul në ambiciet territoriale, publikon hartën ku Kanadaja është pjesë e SHBA-së
8 Janar, 07:11
-
Administrata Biden pritet të njoftojë ndihmë 'masive' ushtarake për Ukrainën
7 Janar, 20:32
-
Sekretari Blinken viziton Japoninë
7 Janar, 18:20
-
VIDEOLAJM/ Joe Biden nuk u ndahet gafave! Këndon ‘Shumë urime për ty ’, por harron emrin e djalit që ka ditëlindjen
7 Janar, 11:57
-
SHBA/ Sulmi ditën e Vitit të Ri, Biden takohet me familjet, nderon viktimat në Nju Orlins
7 Janar, 07:41
-
Biden: Të mos lejojmë nënvlerësimin e sulmit të 6 janarit në Kapitol
6 Janar, 15:57