Më shumë pensionistë po jetojnë me pension të pjesshëm, Drita: Nuk na del, na ndihmojnë fëmijët

Numri i pensionistëve të cilët nuk përmbushin vitet e caktuara të punës dhe nuk arrijnë të përfitojnë një pension të plotë pleqërie, po rritet me shpejtësi në vendin tonë. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se në vitin 2022 pensionistët me pagesë të pjesshme përbënë 48% të totalit të personave që përfitojnë pension pleqërie. Një prej tyre është edhe e moshuara Drita Glina, banore e kryeqyetit. 75-vjeçarja me origjinë në Kosova, por e martuar në Tiranë, sot do të tërheqë pensionin pranë Postës Shqiptare dhe do të ndajë me ne të gjithë rutinën e saj ditore, pagesat e detyrueshme, shpenzimet e përditshme dhe gjithçka që ajo dhe bashkëshorti i saj kanë nevojë.

“Mora pensionin e muajit, 13 mijë lekë të reja, pagova detyrimet që kam, drita-ujë, gjysma e pensionit ngeli, kaq pak sepse unë marr gjysmë pensioni ngaqë nuk kam pasur vite pune. Ulemi pimë një kafe dhe të tregoj më shumë” thotë Drita.

Drita mezi pret të tregojë vështirësitë që ajo dhe bashkëshorti i saj hasin çdo ditë,

“Çfarë ngelet për mua, ajo është, sepse unë marr gjysmë pensioni ngaqë kam 20 vite punë dhe në kohën e demokracisë pjesa më e madhe e uzinave u mbyllën dhe ne ngelëm të papuna. Pasi konsumoj kafen e përditshme me shoqen, dal bëj pazar, sot e bëjmë bashkë pazarin” tregon më tej ajo.
 

Drita gjithnjë del e vetme për të blerë ushqimet, pasi bashkëshorti e ka me shendet jo të mirë. Gjithnjë bën pazar në tregun e vogël pranë shtëpisë, e kujdesshme të zgjedhë nga pak çdo produkt që i nevojitet, e detyruar të kursejë sa herë mundet.

“Pak nga pak mora se dy veta jemi ne, 300 lekë ikën këtu, diferenca ngeli 6700 lekë, do marrësh bukën, e ke të llogaritur, pra pensioni nuk del për pensionistët. E bëjmë një llogari, me minimalen e përllogaritjes” tregon ajo. 

Numri i të moshuarve me pensione të pjesshme u shtua me 12% në vitin 2022, rritje e cila tregon se mosha e tretë rrezikon varfërinë ekstreme. Kur afrohemi pranë banesës, Drita na e tërheq vëmendjen.

“Më fal se na hutove, na e more mendjen se duhet të marr dhe ilaçet e tim shoqi, t’i heq të gjitha tani.

“Këto janë të gjitha për bashkëshortin, një pjesë, kushtuan 1550 lekë, janë të rimbursyeshme me çmim të ulët, ka të tjera që janë pa rimbursim. Do të të tregoj atë defterin që mbaj shënim të gjitha shpenzimet. “Shepnzimet e tjera shkojnë shumë, në fund të ditës duhet me e tërheq litarin, edhe të vësh nga ato që na sjellin fëmijët, se ne nuk ia dalim dot, në fund të llogarisë sime dal me minus. Kam vajzën që më ndihmon, kur vjen sjell. Dy pensionista me dy pensione nuk ia dalin dot, se kemi dhe gëzime dhe hidhërime. Do dalësh jashtë Tirane, bileta është shtrenjë, ndaj tërhiqemi ndonjëherë edhe nga vizitat. Kam mesazh për të rinjtë, most ë largohen, të punojnë, të kërkojnë të drejtat, ndërsa shteti të vërë dorën te rinia dhe te mosha e tretë, sepse pensionistët janë për faqe të zezë”.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/09/2023 01:37

    Dhe tani ketyre pensionisteve ne listen e shpenzimeve te detyrueshme, do t'ju shtohet dhe inshurenca e detyrueshme e termetit dhe taksa per shtepine qe do te vendoset /sipas tregut/ duke cituar Ramen dhe ate ministren qe jetojne ne Hene!!

    Përgjigju
  • Neandertalët: 10/09/2023 23:24

    Po lekët për duhan ju dalin?..bishtat I hedhin si lopa bajgën...?!..po pra disa jo të gjithë..eshtë emancipim i munguar ekonomiko ambiental e shoqëror!

    Përgjigju
    • Sadete: 11/09/2023 18:08

      Te gjithe ne qe kemi dale ne vitet 90 jemi me pension te pjseshem sepse u prishin te gjitha dhe nga ajo dite edhe sote perse qeveritare nuk nxorren ndonji ligj per ne apo sepse nuk kemi vitet e punes okej,por ne ama detriment tona qe ishin I kemi paguar dhe pasoje I vuajme we atehere edhe sote un kisha 23 vote pune dhe pensioni me doli 6900 mije lek te vjetra llogariteni site sa marr une 13400 leke te vjetra dhe cdo qeveri we hypi asnji nuk I mori per baze we ne dolem me pension jo te plote faji I kujte ishte QE NE VUAJME EDHE SOTE SEPSE ASKUSH NUK MENDON PER MOSHEN E TRETE ASNJI NUK VE DOREN NE ZEMER PER VUAJTJET TONA DHE CDO FJALE E JONA BIE NE VESH TE SHURDHER SE PER VEHTE JA SHTUAN 82 PERQINTE NE FERR VAFSHIN TE MAJTE E TE DJATHTE SE JAN VETEM PER VEHTEN E TYRE.

  • Rikol: 10/09/2023 17:06

    Po të rrinj janë dhe fëmijët e t'u pse u larguan? Po mos ishin jashtë shtetit pensioni të bënte për auswitz

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur