Më shumë se 1 200 imigrantë zbarkojnë në Siçili

/ATSH-AFP/ - Më shumë se 1 200 imigrantë, të ardhur kryesisht nga Afrika sub-sahariane zbarkuan sot në Siçili pasi ishin shpëtuar në Mesdhe nga dy anije, një norvegjeze dhe një irlandeze, njoftuan rojat bregdetare italiane.
785 imigrantë zbarkuan në Palermo, 133 prej të cilëve gra dhe 27 fëmijë, pasi ishin shpëtuar pas disa operacioneve në brigjet libiane nga anija norvegjeze Siem Pilot, që operonte në kuadër të operacionit, Triton.
468 imigrantë, shtatë prej të cilëve gra shtatëzëna, mbërritën sot në Pozzallo, në juglindje të ishullit, në bordin e anijes së marinës irlandeze "Niamh".
Sipas vlerësimeve të Organizatës Ndërkombëtare për Imigracionin OIM, më shumë se 150 000 imigrantë kanë mbërritur në Evropë nëpërmjet detit që prej fillimit të vitit, në Itali dhe në Greqi.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e temperatura deri në 14 gradë celsius, parashikimi i motit për sot