Më shumë se 400 persona u ndëshkuan me sheriat në Afganistan

Më shumë se 400 persona u ndëshkuan me sheriat në Afganistan

Qeveria e udhëhequr nga talibanët në Afganistan njoftoi se i ka ndëshkuar 417 njerëz me ligjin (islamik) të sheriatit gjatë periudhës së fundit 12-mujore, sipas një raporti të publikuar këtë javë nga Afghan Witness, një organizatë e cila i vëzhgon shkeljet e të drejtave të njeriut në Afganistan.

Afghan Witness i mblodhi këto të dhëna duke i shqyrtuar njoftimet e ndëshkimeve me sheriat që ishin postuar në uebsajtin e Gjykatës Supreme e cila udhëhiqet nga talibanët. Njoftimet janë bërë publike prej se lideri suprem taliban, Mulla Hebatullah Akhundzada, njoftoi se ndëshkimet me sheriat u kthyen në fuqi në nëntor 2022.

Akhundzada kishte urdhëruar kthimin në fuqi të ndëshkimit islamik dhe ndëshkimit trupor, pak pasi talibanët u kthyen në pushtet në Afganistan në gusht të vitit 2021.

Afghan Witness tha më 29 nëntor se i shqyrtoi ndëshkimet e bëra nga 26 tetori 2022 deri në 26 tetor 2023, dhe gjeti se 71 njoftime u ishin dorëzuar 417 personave.

Ato përfshinin nëntë “ndëshkime kisas” gjatë kësaj periudhe, përfshirë dy që rezultuan me ekzekutimin e vrasësve të dyshuar, ndërsa shtatë të tjerët u falën.

Në islam, ndëshkimet kisas janë një formë e ndëshkimit për shkeljet e kufijve të caktuar nga Zoti, si vrasja, vjedhja dhe tradhtia bashkëshortore. Të dënuarit mund të ekzekutohen, të rrihen me kamxhik, të vriten me gur, apo t’iu këputen gjymtyrët.

Ndëshkimi më i zakonshëm ishte rrahja me kamxhik, sipas një kategorie të ligjit të sheriatit, i cili përfshin ndëshkime diskrecionale që nuk janë të përfshira në librat fetarë.

Talibanët e kanë cilësuar zbatimin e ligjit të sheriatit si “të drejtë, fetar dhe i kërkuar nga qytetarët afganë” dhe pretendojnë se ndëshkimet kanë ndikim frenues, sipas Afghan Witness.

Pasi e morën pushtetin në dorë në gusht 2021, kur forcat ndërkombëtare të udhëhequra nga SHBA-ja u tërhoqën nga vendi, talibanët e rrënuan sistemin e drejtësisë së Afganistanit, i shfuqizuan të gjitha ligjet dhe i zëvendësuan gjykatësit, prokurorët dhe avokatët./ REL

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari