'Më sjell qetësi shpirtërore', njihuni me Nazim Neziri, 105-vjeçarin nga Viti që ka agjëruar 96 Ramazanë (VIDEO)

'Më sjell qetësi shpirtërore', njihuni me Nazim Neziri, 105-vjeçarin nga Viti që ka agjëruar 96 Ramazanë (VIDEO)

Nazim Neziri, është 105-vjeçari nga Vitia që po i habit të gjithë në Kosovë. Edhe pse në një moshë të thyer ai këtë vit agjëron Ramazanin e 96-të të jetës së tij. Madje siç thotë vetë Neziri ka tre muaj që ka filluar të agjëroj dhe kjo gjë i sjellë paqe shpirtërore. Ndërsa agjërimin tregon se e ka nisur që në moshën 8-vjeçare.

Tre muaj kam agjëruar. Muajin Shaban, Rexhep dhe tash Ramazanin. Ramazanin e kemi prit hasret. Kur vjen iftari të shtohet jeta. Shtrohet buka, bën iftar falet Akshami, pastaj falet Teravia. Ka dashur Zoti që muslimani të agjërojë”, shprehet për RTV Dukagjinin Nazim Neziri.

“Në të kaluarën më mirë e kanë agjëruar Ramazanin. Ka pasur “shyhret”. Tash po hanë shumë në Ramazan. Kur vinte iftari gëzoheshim shumë. Thirrnim hoxhën dhe dhjetë apo dymbëdhjetë tjerë për iftar. Pastaj falnim Teravinë. Sevap është në Ramazn të agjërojmë”, tregon më tej Nazim Neziri.

Rrudhat që i kishin mbuluar fytyrën, tregojnë edhe vjetërsinë e tij.  Jetëgjatësinë e ka të trashëguar, sepse babai i tij kishte jetuar 118 vjet, ndërsa gjyshja 112.

Në familjen time janë bërë 100 veta. 8 nipa i kam dhe 12 stërnipa. Ka mbi 30 meshkuj e rreth 23 çika. Më herët njërëzit kanë qenë më të fortë, tash po vdesin të rinj”, vazhdon të tregoj Nazim Neziri.

Padyshim,  përgjatë këtyre viteve është përballur më shumë vështirësi në jetë. Ndërsa ndër momentet më të rënda, kishte qenë kur ishte varrosur i gjallë, për t’i shpëtuar armikut.

Kam qëndruar dy orë nën dhe. Kur kanë dalë serbët e bullgarët nga oborri unë dola nga toka. Pastaj kam ikur përmes një përroi. Kur më kanë hasur ata nga kodrat kanë gjuajtur në mua, më plagosën pak dhe rashë. Ata kanë menduar se më kanë vrarë dhe shkuan e unë mbeta”,  tregon Nazim Neziri.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën