Me sëmundjen e rëndë dhe rrethuar nga varfëria, nëna e 2 fëmijëve: Ju lutem më ndihmoni (VIDEO)

Mes sëmundjes së rëndë dhe varfërisë. Kjo është historia e Valbona Muçajt nga fshati Peshan i Madh i Fierit. 37-vjeçarja ka kryer pesë ndërhyrje kirugjikale në kokë pasi është diagnostikuar me tumor. Një ndërhyrje e ka kryer në Shqipëri dhe katër të tjerat në Greqi.

Por krahas sëmundjes së rëndë Valbona duhet të përballet çdo ditë me varfërinë. Një shtëpi me mure të rëna dhe një çati e vjetër është streha ku Valbona me bashkëshortin, 2 fëmijët e saj dhe vjehrrën jeton. E ardhura e vetme për këtë familje me 5 anëtarë është vetëm 10 mije lekë që Valbona merr nga kempi.

Mjekimi i Valbonës kushton dhe në këto kushte familja nuk mund të përballojë as blerjen e ilaçeve dhe nevojave për shërbime mjekësore si dhe jetesën nën kushte të vështira ekonomike. Valbona bën apel për ndihmë në mënyrë që të arrijë të plotësojë kushtet bazë për vetën dhe fëmijët e saj.

"Jam keq pa shpi, pa ndihmë ekonomike, nëse mundeni më ndihmoni. Jetoj me 100 mijë lekë me fëmijët.Ushqehemi me familjen, ato nuk me dalin as për ilaçe. Jetojmë në një shtëpi të vjetër, ju lutem më ndihmoni", tha 37 vjeçarja Valbona Muçaj.

Vjehrra e Valbonës, Hanko Muçaj shprehet se problemi shëndetësor i  nuses i ka vënë në vështirësi. Ajo thotë se dy fëmijët e vegjël jetojnë në kushte të vështira dhe nuk kanë mundësi të vazhdojnë dhe shkollën në këtë situatë.

''Të ardhura nuk kemi, nuk na ndihmon njeri të na japë një 1 kg makarona. Janë shumë keq, fëmijët kërkojnë bukë ajo nuk ka më çfarë t'i japë. Shkojnë në shkollë, kanë kërkesa duan lekë. Shtëpinë e kemi copë-copë, djali i papunë, nusja e sëmurë, 2 fëmijë në shkollë me shtëpi të vjetër. Unë ja mbaj fëmijët", tha vjehrra e Valbonës, Hanko Muçaj.

Historia e Valbonës është një realitet i hidhur që kërkon sensibilizimin e mbar qytetarëve në mënyrë që kësaj nëne me dy fëmijë që i duhet të përballet çdo ditë me sëmundjen e egër të mundet gjithë bashkë t'ia bëjmë më të lehtë jetesën.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja