Gazetarja dhe shkrimtarja Kozeta Zavalani denoncon dhunën që sipas saj është ushtruar kundër djalit të saj Mend Zavalani nga policia në momentin e shoqërimit në komisariat. Shkrimtarja ka publikuar dy foto ku dallohen shenjat e dhunës që është ushtruar kundër djalit të saj.

"Kam kaluar orë të tmerrshme në ankth. Më në fund, pas 9 orësh, neodiktatura me maska, pasi e dhunuan pa paralajmërim, ne mënyrë të pajustifikueshme e kriminale tim bir, Mend Zavalani, që mban emrin e paraardhësit e patriotit Menduh Zavalani e liruan nga paraburgimi me dëmtime të rënda dhe detyrim paraqitjeje.

Krimi: qendrimi në mbrojtje të Teatrit...Tani është I traumatizuar, me veshin e çarë, që ia qepën në spital, me hematoma në sy, kokë e kudo në trup, pasi ka qendruar 9 orë në paraburgim dhe u lirua me detyrim paraqitjeje si pjesëmarrës I tubimeve të paligjshme...arkitekti që nuk donte veçse të mbronte një vlerë kombëtare" shkruan Kozeta Zavalani.

Fotot e postuara nga Kozeta Zavalani