Me të zeza në Kuvend, historia
tronditëse e deputetes së PS 

Me të zeza në Kuvend, historia<br />tronditëse e deputetes së PS 
Ajo gjeti forcë për ecur përpara, pavarësisht se jeta e rrëzoi dhe gjunjëzoi. Vetëm pak kohë më parë, një aksident tragjik i mori njerëzit më të dashur të familjes, djalin dhe vëllanë. E ndërsa tashmë ajo ngjit shkallët e Parlamentit për të përfaqësuar qytetarët dhe për të dhënë një mesazh të fortë, se duhet të shohësh përpara, edhe nëse rrugës mund të humbasësh gjëra tepër të rëndësishme.

Bëhet fjalë për deputeten e Partisë Socialiste në Lushnje, e cila tërhoqi jo pak vëmendje në seancat e para të këtij sesioni parlamentar, ku u shfaq e veshur në të zeza. Tatjana Piro është gruaja e hekurt, që gjen forcën të vazhdojë jetën dhe të dëgjojë hallet e qytetarëve, edhe pse mbart mbi supe plagë mjaft të rënda.

Një aksident tragjik i mori asaj djalin dhe vëllanë, çka bëri që deputetja të mbajë “petkun” e zi edhe në sallën e Parlamentit. Fotoja është publikuar nga Agim Rama, i cili jep dhe një mesazh të shkurtër, teksa e cilësoi atë një nënë me shumë dhimbje.

“Adelina Rista me deputeten e Lushnjes Tatiana Piro, një nënë me shumë dhimbje nga fatkeqësitë e jetës. Urimë në mandatin e parë dhe ngushëllime të sinqerta”.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon foto që nuk ndodhet fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon foto që nuk ndodhet fare në Shqipëri