Edhe pse bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës kanë pasur luhatje të herëpashershme, taksa 100% që Prishtina zyrtare ka vendosur për çdo lloj produkti serb të importuar, e ka tensionuar së tepërmi klimen diplomatike mes dy vendeve. Diskutimi i kësaj çështjeje edhe në mbledhjen e fundit të OKB-së, ka entuziasmuar së tepërmi, ministrin e Jashtëm Serb, Ivica Daçiç. Një gjë e tillë, tha ai në një intervistë për televizionin shtetëror serb, do të ndodhë edhe në dy vitet e ardhshme.
Kosova do të jetë temë diskutimi në OKB, për dy vitet e ardhshme. Në diskutimet që u bënë në mbledhjen e fundit, të gjithë ishin njëzëri kundër taksës dhe formimit të Ushtrisë. Për Vlora Çitakun ishte surprizë e madhe, por ajo i dëgjoi mirë përfaqësuesit e SHBA-ve, të cilët kërkuan heqjen e menjëhershme të taksës.
I prerë në qëndrimin e tij, Ivica Daçiç bëri një deklaratë të fortë kur tha se Serbia nuk e vazhdon dialogun pa heqjen e taksës. Presionet janë duke vazhduar dhe do të rriten, sepse Kosova nuk ka më çfarë të bëjë dhe nuk do të ketë rrugë tjetër. Serbia nuk do ta vazhdojë bisedimet pa pezullimin përfundimtar të taksës. Kjo është logjikë, nuk është kusht. Pavarësisht këtyre deklaratave, Prishtina zyrtare është shprehur e vendosur për mos heqjen e taksës deri në njohjen e Kosovës nga Serbia, si shtet sovran dhe i pavarur.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
41.4%
-
I keq
19.8%
-
As i mirë as i keq
38.9%
Vota total: 162
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Serbi/ Shembet streha në stacionin e trenit në Novi Sad, 14 viktima (VIDEO)
1 Nëntor, 16:21
-
Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Agën’ (VIDEO)
14 Tetor, 18:15
-
Ministria e Jashtme e Kosovës e konfirmon, një shtetas i Kosovës u ndalua nga autoritetet serbe në kufi me Hungarinë! Daçiç: U arrestua një kriminel lufte
12 Tetor, 22:19
-
Serbi/ Merr flakë banesa, gjashtë të vdekur, mes tyre 4 fëmijë të mitur
23 Gusht, 10:44
-
Serbia kërkon ekstradimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së Blerim Ramadani
25 Korrik, 16:11
-
Autoritetet e Serbisë në kërkim të shtetasit të Kosovës për vrasjen e policit, Kurti bën thirrje për mospolitizim
18 Korrik, 08:53
-
Serbia arreston një person të dyshuar për 'krime lufte' në Kosovë më 1999
3 Korrik, 19:34
-
Serbia urdhëron “të ndërpritet” festivali “Mirëdita, dobar dan”
27 Qershor, 16:19
-
Kryeministri i mandatuar i Serbisë, publikon qeverinë e re
30 Prill, 15:21
-
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës, 'tërbohet' Daçiç: Ditë e turpshme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës
16 Prill, 22:39
-
Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë
28 Mars, 15:19
-
Këshilli i Europës miratoi rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës, Serbia: Skandaloze dhe e turpshme
28 Mars, 10:24
tani kush k.je ti e ke humbur kryet tane more selak se kosova kurr ska qen e shkive..
Përgjigjukur nuk e njef si shtet.pse kerkon te besh tregeti.apo po humb shume miliona euro.
Përgjigju