VIDEO/ ‘Më thith gjuhën’, video skandaloze e Dalai Lamës me një djalë të vogël, udhëheqësi shpirtëror tibetian kërkon falje publike

VIDEO/ ‘Më thith gjuhën’, video skandaloze e Dalai Lamës me një djalë të vogël, udhëheqësi shpirtëror tibetian kërkon falje publike

Dalai Lama

Dalai Lama ka kërkuar falje publike pas një video që u shfaq në rrjetet sociale, teksa puthte një fëmijë të vogël në buzë dhe më pas i kërkon atij që t’i ‘thithë gjuhën’. Ngjarja ndodhi në një vend në Indinë veriore.

Zyra e Dalai Lama tha se ai "dëshiron t'i kërkojë falje djalit dhe familjes së tij, si dhe miqve të tij të shumtë në mbarë botën, për lëndimin që mund të kenë shkaktuar fjalët e tij", duke shtuar se "i vjen keq" për incidentin.

“Shenjtëria e tij shpesh ngacmon njerëzit që i takon në një mënyrë të pafajshme dhe lozonjare, madje edhe në publik dhe para kamerave”, thuhet në deklaratë.

Kërkimi i ndjesës vjen pas një video e cila u bë virale në mediat sociale dhe përdorues që kritikuan veprimet e Dalai Lamës. Në video djali i vogël shihet teksa i afrohet fituesit të çmimit Nobel për Paqe.

"A mund të të përqafoj?"- e pyeti fëmija. Më pas, udhëheqësi shpirtëror 87-vjeçar e fton djalin në skenë dhe e përqafon e më pas e puth.

Më pas Dalai Lama tregon buzët e tij dhe thotë: "Atëherë më puth edhe këtu". Më pas ai tërheq djalin nga mjekra dhe e puth në gojë.

"Dhe më thith gjuhën," thotë ai pas disa sekondash, duke nxjerrë gjuhën.

 

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xha Braho: 10/04/2023 19:58

    Ka pjerdh nga trut daj Lani. Ne publik ca bon, imagjino ta lesh me kalamaj brenda 1 dhome.

    Përgjigju
  • Urani: 10/04/2023 18:28

    Akt pedofilie!!!Na e shpifen. Pleq matufe qe gjoja udheheqin shpirterisht njerezit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!