'Kandidati për nënpresident Tim Walz me lidhje të vjetra me Kinën', është më radikal seç pretendojnë kritikët

'Kandidati për nënpresident Tim Walz me lidhje të vjetra me Kinën', është më radikal seç pretendojnë kritikët

Tim Walz dhe Dalai Lama

Brenda pak orëve pas shpalljes së Tim Wolz si kandidat për zëvendëspresident nga demokratët, akuzat nga republikanët nuk munguan të vinin vrullshëm.

“Kina komuniste është shumë e lumtur “, tha në Twitter/X ambasador i Donald Trump në Gjermani, Richard Grenell.

 “Askush nuk është më pro Kinës se Marksisti Walz", shkruan BBC.

Tom Cotton , një senator republikan , tha se Walz detyrohet të jap një shpjegim për “Një marrëdhënie të pazakontë të tijën prej 35 vitesh me Kinën komuniste”. MEGA War Room, një llogari më ndikim në X, që mbështet Donald Trump, zbuloi një video të vitit 2016 ,ku Walz  thotë për gazetën politiko-agrare , Agri-Pulse , që SHBA dhe Kina nuk duhet të kenë një “marrëdhënie kundërshtie”

Por çfarë na tregon kjo video? Republikanët po mundohen të tregojnë lidhjen e Walz me Kinën, por kjo është një ë dhënë kalimtare.

Walz ka një marrëdhënie personale me Kinën që daton dekada më parë. Në fillim të 1989 Walz ndoqi një program vullnetar të Univertitetit Harvard, për të të dhënë mësime historie dhe anglishteje në gjimnazin Foshan No1, në jug të Kinës.

Më pas ai zhvilloi një biznes me gruan e tij Gwen me të cilin organizonin bursa simestrale verore edukimi në KInë. Ai e ka vizituar vendin rreth 30 herë.

Nëse për një gjë Walz ka qenë gjithnjë kritik kundrejt qeverisë së Kinës është për të drejtat e njeriut. Si kongresmen ai u takua me Dalai Lamën, përpara burgosjes së këtij të fundit dhe me aktivistin demokrat në Hong Kong, Joshua Wong, të dy në krye të listës të armiqve publikë të qeverisë kineze.

Për sa i përket punës së tij si kongresmen nuk ka ndonjë favorizim apo gjë që Kinës do ti pëlqente.

Zgjedhja e Walz si kandidati i demokratëve,ka ngjallur interes në mediat sociale kineze. Dikur Walz u shpreh për vendimin e tij për të dhënë mësim në Kinë “Si një nga gjërat më të mira që kam bërë në jetë” dhe komentuesit i merrnin si shenja të mira që nëse ai fiton do përmirësohen marrëdheniet mes Kinës dhe SHBA.

Në të vërtetë, Walz ka folur shpesh publikisht për tmerrin e tij në shtypjen e protestave në Tiananmen dhe në vitin 2009 ai bashkë-sponsoroi një rezolutë në Kongres që shënonte 20 vjetorin e tij.

Gruaja e tij Gwen ka thënë se ngjarjet patën një efekt të tillë te Walz, saqë ai zgjodhi 4 qershorin - ditën kur Pekini dërgoi trupat brenda - si datën e dasmës së tyre pesë vjet më vonë. Ajo tha se "ai donte të kishte një datë që do ta kujtonte gjithmonë".

Për më shumë se dy dekada pas Tiananmenit, politika e jashtme e Amerikës u bazua në një marrëveshje të thellë, dypartiake se tregtia dhe angazhimi me Kinën ishte gjerësisht një gjë e mirë. Nuk është çudi që mund të gjenden prova të Walz duke shprehur pikëpamje që përputhen me atë konsensus.

Nga ana tjetër, kostumet dhe kravatat e markës së vetë Donald Trump ishin prodhuar në Kinë dhe ai dhe vajza e tij Ivanka regjistruan dhjetëra marka tregtare atje. Larg nga të qenit pro Kinës, rekordi i Walz e shënon atë si dikush që ka pasur një pikëpamje më të nuancuar. Ai ka folur për nevojën për dialog dhe bashkëpunim për çështje të tilla si tregtia dhe ndryshimet klimatike - por mbetet jashtëzakonisht kritik kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut.

Ky qëndrim u dëshmua që nga fillimi i marrëdhënies. Kur u kthye në Nebraska pas vitit të kaluar në Kinë, ai i tha një gazete lokale se nuk kishte "asnjë kufi" për atë që kinezët mund të arrinin.

"Nëse ata do të kishin udhëheqjen e duhur," shtoi ai.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/08/2024 04:30

    Se sa qendrojne pretendimet e GOP e tregon kjo foto me Dalai Lamen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës