Keni dëgjuar shpesh që thonë “Nëse është luan, as mos e mendo! Nëse do të ishte një dem gjërat do të shkonin perfekt”! Pikërisht për këtë do të flasim, si janë 12 shenjat e horoskopit në një lidhje dashurie? Po ju, si duhet t’i trajtoni?!
DASHI
Mbani mend: Dashi duhet të jetë gjithmonë një prioritet për ju. Nëse Dashi mendon se thjeshtë nuk keni më tërheqje dhe interes për të, ai është i gatshëm që të ndahet. Dhe, kurrë mos tentoni ta krahasoni atë me një person tjetër, pa marrë parasysh se sa të zemëruar jeni, përndryshe nuk ka gjasa që t’i kthehet lidhjes suaj.
DEMI
Asnjëherë mos tentoni ta gënjeni Demin. Ai vlerëson jashtëzakonisht shumë ndershmërinë. Ju mund të jeni të fshehtë për gjëra të vogla, por kur janë në pikëpyetje problematika të mëdha është mirë të jeni të hapur.
BINJAKËT
Për Binjakët vlen thënia ”çfarë ke në mendje, bëje”. E njëjta gjë vlen edhe për ju. Mos rrini të heshtur nëse nuk kuptoheni për diçka. Përveç kësaj, duhet të jeni të gatshëm për ndryshime, për t’u përshtatur, për kompromis dhe mos e mendoni të tregoheni posesiv.
GAFORRJA
Nëse lëndoni ndjenjat e Gaforres, vështirë se do t’ju falë. Kjo shenjë merr gjithçka afër zemrës. Ju nuk duhet të harroni ditëlindjen e tij apo ta injoroni në ndonjë takim. Gaforrja ka nevojë për trajtim me butësi dhe ndjeshmëri të cilën di t’ua kthejë edhe juve. Dhe sado nervoz të jeni, mos ju hidhni atij e stresuar. Nëse e sulmoni njëherë, do të tërhiqet për një kohë të gjatë nga ju.
LUANI
Luani ka nevojë për një partner me të cilin do të ndihet i bukur. Mos tentoni ta vini në siklet para njerëzve në asnjë mënyrë. Përveç kësaj, Luanit i pëlqen të jetë gjithmonë kryesori në lidhje, madje edhe kur nuk i takon. Dhe seksin mos e përdorni si mjet për shpërblim apo ndëshkim.
VIRGJËRESHA
Virgjëresha refuzon parregullsinë. Shtëpi e çrregullt apo makina të papastruara dhe jo të rregullta, janë një minus për ju. Gjithashtu, urrejnë negativitetin, prandaj sigurohuni që të jeni partner i mirë në lidhje.
PESHORJA
Askush nuk është më i mirë se Peshorja kur janë në pikëpyetje ndjenjat dhe hollësitë në marrëdhëniet ndërnjerëzore. Pra, nëse tentoni të përgjigjeni me vrazhdësi ndaj saj, mund të shkaktoni reagim të fortë
AKREPI
Kurrë mos tentoni të lëndoni besimin e Akrepit. Edhe nëse e keni provuar vetëm një herë, ai do t’ju ndjek nga pas derisa të realizojë mashtrimin e tij kundrejt jush. Nëse nuk dëshironi që ai t’ju lërë, atëherë bëhuni e drejtëpërdrejtë dhe qëndroni e përkushtuar.
SHIGJETARI
Posesiviteti, xhelozia dhe kontrolli i vazhdueshëm, për shigjetarin perceptohet si një kërcënim për lirinë e tij, gjë që është shumë e çmuar për të. Besojeni shigjetarin edhe nëse vonohet apo del pa ju. Nëse i bëni presion, ai do të tentojë të largohet nga ju.
BRICJAPI
Edhe pse Bricjapi nuk shfaq shumë ndjenja edhe ai di të lëndohet shumë lehtë, veçanërisht kur është fjala për dinjitetin e tij. Mos flisni për privatësinë e kolegëve tuaj para Bricjapit apo mos tentoni të flirtoni në praninë e tij. Përveç kësaj, duhet të jeni të vetëdijshëm se Bricjapi ka nevojë për kohë para se të procesojë gjëra ose të marrë vendime, kështuqë mos nxitoni, bëhuni i durueshëm.
UJORI
Ujori është dashamirës për ruajtjen e natyrës si dhe dashurinë ndaj kafshëve. Prandaj, mos tentoni të hidhni cigare në rrugë në praninë e Ujorit, e as të silleni keq me ndonjë kafshë. Këto veprime shumë lehtë e nxjerrin Ujorin jashtë kontrollit.
PESHQIT
Peshqit janë bujarë, por nuk iu pëlqen kur dikush i shfrytëzon. Nëse partneri juaj ju merr për darkë në restorane të shtrenjta, është mirë që edhe ju të kontriboni ndonjëherë në shenjë mirënjohje. Nëse gjithmonë gatuan, ju mund ta ndihmoni me larjen e enëve. Pra, bashkëpunoni dhe mësoni të punoni së bashku.