Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi me tritol në automjetin e 36-vjeçarit Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars në Tiranë. Për këtë ngjarje janë arrestuar shtatë persona, të cilët fillimisht kanë refuzuar të japin deklarime, por më pas kanë pranuar përfshirjen e tyre.
Nga hetimet ka rezultuar se porosia për vendosjen e eksplozivit është dhënë nga Sabah Nuzi, aktualisht i burgosur për vepra të rënda penale në burgun e Fushë-Krujës. Në fillim u dyshua për një konflikt mes tij dhe Klosit lidhur me një borxh prej 15 mijë eurosh e prishje të pazareve të drogës e prishje të pazareve të drogës, por deklarimet e të arrestuarve kanë hedhur poshtë këtë pistë. Sipas tyre, Nuzi nuk kishte njohje personale me Klosin dhe ka vepruar në emër të personave të tjerë, identiteti i të cilëve mbetet ende i panjohur.
Pra, roli i Nuzit në ngjarje është si ndërmjetës mes porositësve real dhe grupit që u përdor për të hedhur në erë makinën e Klosit. Sipas hetimeve, tritoli në automjet është vendosur nga Jurgen Gjonaj, i cili ka pranuar se e ndërmori këtë veprim për të shlyer një borxh prej rreth 15 mijë eurosh ndaj Nuzit, pas humbjes së një sasie droge në Gjermani.
Ngjarja u zbardh falë një gabimi të autorëve, të cilët përdorën një biçikletë të vjedhur nga Kristjan Ahmerama, e cila u zbulua nga çelësi që hajduti la në vendngjarje. Pas shpërthimit, ajo u fsheh në një ambient në zonën e Laprakës. Hetimet dhe ndjekja e Ahmeramajt çuan më pas në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë atentat.

Automjeti i Oltjon Klosit i dëmtuar nga shpërthimi
Lajmi në përditësim...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











