Me urdhër të Berishës, u qëlluan
helikopterët italianë në Lazarat

Me urdhër të Berishës, u qëlluan<br />helikopterët italianë në Lazarat
Eshtë po ai, Sali Berisha që qëllonte helikopterët italianë në mision kundër drogës në jug e fund, Lazarat!

Janë po ata, Partia e Sali Berishës që mbronin sulmin mbi italianët në mision, duke quajtur provokim për Larazatin monitorimin nga ajri të drogës! 

Nuk kisha as dyshimin më të voglin se Sali Berisha do vijonte sulmin mbi Italianët, pas të vërtetës që ju përplas në atë surratin e rrudhur.

Italianët-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ministria e Brendshme, Ministria e Jashtme, thanë sot qartë;

Kemi marrëveshje me qeverinë e Shqipërisë, nënshkruar nga Bujar Nishani, ministër i Brendshëm atë kohë;
 
Pajisja është e jona dhe është sjellë në Shqipëri në përputhje me këtë marrëveshje;
 
Pajisja, nuk ka asnjë mundësi të përgjojë biseda audio apo tekste mesazhi, as të dhëna të tjera;

Pajisja, është disponuar vetëm nga dy operatoret italiane dhe vetëm për qëllime trajnimi në Vlorë, Elbasan dhe Tirane;

Pajisja, jashtë kohës se përdorimit për qëllimin e trajnimit, ka qëndruar në brendësi të Ambasadës Italiane ne Tirane;

Pajisja, nuk ka përgjuar kërrkënd pasi është programuar e tillë që të mos e mundësojë këtë shërbim!

Kam dy ditë që them se;
Sali Berisha, Bujar Nishani dhe Lylzim Basha nuk e ndalin dot të vërtetën, ishte më e madhe se ata të gjithë bashkë.
E vërteta doli, qartë dhe nga një burim që s'e vë në diskutim kush, është qeveria e Italisë, anëtare e BE dhe NATO!

Tamam sot kur e vërteta pëllciti duke përcëlluar Sali Berishën, Bujar Nishanin dhe Lylzim Bashen, te tre, bashke me çetat e tyre respektive;

Rikthyen sulmin ndaj italianëve që bashkëpunojnë me qeverinë e Shquipërisë kundër krimit këtej e atje tej në Itali.

Janë po të njëjtët!
Nuk kanë ndryshuar!

Dje kishin pushkët, sot kane mendjen e mbrapshte, gojën çorape dhe qëllojnë me institucionet banale qe i kontrollojnë ende, te pa shqetësuar, madje të përfshirë gjerësisht në këtë sulm kriminal, me gojë gjithnjë!

Redaksia Online
Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim