'Më vdiq babai, shtëpia po na shembet'! I riu përlotet para Ramës, kryeministri gjen zgjidhjen e menjëhershme/VIDEO

'Më vdiq babai, shtëpia po na shembet'! I riu përlotet para Ramës, kryeministri gjen zgjidhjen e menjëhershme/VIDEO

I riu që përlotet para kryeministrit Rama

Historia e një 17-vjeçari ka prekur sot shumë zemra, madje edhe vetë kryeministrin Edi Rama.

Gjatë takimit me koordinatorët e bashkëqeverisjes  këtë të hënë, Rama është përballur me historinë prekëse të adoleshentit, i cili kishte humbur të atin në muajin shkurt të këtij viti dhe i kishte rënë gjithë barra e familjes mbi shpinë.

Ai i kërkoi kryeministrit punë për dy motrat e tij më të mëdha dhe të ëmën, por edhe strehim, pasi jetonin në shtëpinë e shkatërruar të xhaxhallarëve.

Jam 17 vjeç, babai më ka humbur që në muajin shkurt, më ka rënë një barrë shumë e rëndë mbi shpinë. Kam nevojë për mbështetjen e tij. Nuk është problemi që vetëm unë të punësohem, kam edhe dy motrat më të mëdhaja, edhe mamaja e aftë për punë. Kërkoj nga Rama vetëm strehim, sepse shtëpia është shkatërruar dhe dita-ditës po shembet, edhe xhaxhallarët më kërkojnë që të dal na ajo shtëpi, sepse nuk është e imja.

17-vjeçari Samueli, i cili më pas shpërtheu në lot

Rasti i Samuelit është një rast jo i izoluar, por është një nga ato raste për të cilat patjetër që ne jemi shumë të angazhuar që t’i adresojmë. Por sigurisht kemi edhe ne kufizimet tona, për shembull kur vjen fjala tek strehimi, kjo është një temë e pushtetit vendor. Nuk dua të heq nga vetja përgjegjësinë për të bërë përpjekjen e duhur dhe për ta adresuar rastin konkret. Menjëherë pas kërkesës së tij për punë, duke pasur parasysh edhe jo thjesht mundësitë fizike, por edhe kualifikimin e munguar në këtë fazë të jetës së tij, ne ju përgjigjëm, dhe ju bëj thirrje të gjithë atyre që nuk e kanë kusht vetëm në punë shteti, që t’iu drejtohen zyrave të punës.

Kryeministri Edi Rama

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xXx: 03/07/2018 13:31

    Boll me tagjiko-komedine tende o plake..Boll se na i peshtire fare...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë