Me veshje “Policia” për të trafikuar drogë nga Shqipëria drejt Greqisë, si u arrestuan trafikantët (VIDEO)

Policia e Shtetit njofton se është goditur një rast i trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ku për pasojë janë arrestuar 5 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë.

Ka qenë Policia e Korçës, në bashkëpunim me atë Kufitare si dhe shërbimet Frontex, të cilët pas një hetimi disa mujor, kanë mundur të finalizojnë me sukses këtë operacion.

Nga ky operacion, në pranga janë vënë M.Z, 28 vjeç, banues në Korçë, A.K, 30 vjeç, banues në Korçë, K.N, 28 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, B.D, 36 vjeç, banues në Korçë, D.P, 26 vjeç, banues në Elbasan, ndërsa janë shpallur në kërkim R.T, 23 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq dhe M.Z, 31 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë.

Mësohet se grupi në fjalë, për të trafikuar 37.5 kg lëndë kanabis sativa, janë veshur me veshje të cilat mbanin mbishkrimin "Policia", për ta pasur më të lehtë kalimin e sasisë së drogës nëpërmjet kufirit të gjelbër, në fshatin Kurilë, Devoll, drejt Greqisë. 

Policia ka sekuestruar 37,5 kg kanabis sativa, tre automjete të përdorura nga autorët e dyshuar në pronësi të shtetasve D.P; M.Z., dhe B.D; një sasi lekësh, 18.550 Euro, veshje me mbishkrimin "Policia" dhe aparate celularë.

“Po vijon puna për kapjen e shtetasve R.T, dhe M.Z, për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si edhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim", e ngelur në tentativë dhe "Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore".”-thuhet në njoftimin e policisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr