Me vetëm 50 lekë, jepuni zgjidhje flokëve të yndyrshëm dhe lëkurës problematike

Me vetëm 50 lekë, jepuni zgjidhje flokëve të yndyrshëm dhe lëkurës problematike

Foto ilustruese

Mjafton të keni 50 lekë dhe vetëm me një sodë buke mund të zgjidhni shumë probleme në rutinën tuaj të bukurisë. Me siguri që të gjithëve u gjendet në kuzhinë sodë buke, por sot ju informojmë se dobitë e saj jashtë kuzhinës janë të shumta.

Soda e bukës ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe në largimin e qelizave të vdekura. Përzieni një çerek luge çaji sodë buke me shampon që laheni si zakonisht. Kjo do të ndihmojë në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës. Sa herë laheni shtojini shampos pak sodë buke dhe lahuni si zakonisht. Kjo gjë do të ndihmojë në reduktimin e yndyrës. Mund t`i shtoni pak sodë pastës së dhëmbëve nëse doni t`i zbardhni ose në rastet kur kjo e fundit ju mbaron, mund ta përdorni në vend të saj për të pastruar dhëmbët.

Ndërsa për ju që keni pika të zeza, aplikoni pak sodë, të bërë në formë paste me ujë, në zonat ku keni pika të zeza dhe lëreni disa minuta. Bëjeni këtë gjë një herë në javë dhe do të vini re ndryshimin. Soda e bukës gjithashtu mund të përdoret edhe si deordorant natyral. Vendosni pak sodë poshtë sqetullave do të largonte erën e keqe të djersës. Është kaq e thjeshtë dhe një sodë buke në çdo dyqan nuk kushton më shumë se 50 lekë të reja!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5