Përmes një përllogaritjeje shumë të shtrënguar, duke mbledhur votat e PS dhe aleatëve të saj në të 12 qarqet e vendit, bashkë me ato të LSI, vota këto të marra në zgjedhjet e fundit vendore rezulton se opozita është 16 mandate deputetësh në avantazh.
Një rezultat që dhe nëse qëndron në këto shifra, pra në ato vota të marra në zgjedhjet vendore të 8 majit, fitorja e së majtës, pas largimit të Ilir Metës nga qeveria e Berishës dhe bashkimi me opozitën është e thellë.
Njëherësh vihet re se shënohen përmbysje të forta nga bashkimi i votave në qarkun e Tiranës, bazuar në shifrat e 8 majit, pa llogaritur lëvizjet e forta që mund të sjellin rrjedhja e votave të PD në “hambarin” e saj në Kavajë, por dhe faktorit FRD dhe Aleanca Kuq e Zi, të cilat mund të shënojnë një humbje të thellë në këtë qark, përtej diferencës prej dy mandatesh në favor të opozitës.
Po kështu ka përmbysje dhe në qarkun e Durrësit bazuar në rezultatin e zgjedhjeve vendore, pa llogaritur se dhe në këtë qark FRD e Topit është shumë e fortë dhe që mund të heqë edhe më vota nga “trupi” i PD, tashmë që është dhe në fund të mandatit të dytë.
Diferenca e votave është thelluar në qarkun e Fierit, Vlorës, Korçës dhe Elbasanit ku ka lëvizur balanca me anim të “peshores” elektorale nga koalicioni PS+LSI me diferencë prej dy mandatesh. Ndërkohë që përjashtuar qarkun e Gjirokastrës ku raportet nuk kanë lëvizur, ndërsa në Kukës dhe Dibër janë sheshuar diferencat duke u barazuar rezultati, që më parë ishte në favor të PD dhe aleatëve të saj dukshëm.
Ndërkohë që në qarkun e Lezhës, të Beratit ka një përmbysje të rezultatit në favor të koalicionit të majtë dhe ku pritet të ketë dhe lëvizje të tjera për shkak të faktorëve të rinj politikë në vend. Çka tregon se koalicioni i majtë mund t’i rezervojë një humbje të thellë Berishës.
REZULTATI BAZUAR NË ZGJEDHJET E 8 MAJIT
TIRANË
PS+LSI 209,603 vota
PD 175,928 vota
PS ka 15 mandate
LSI ka 1 mandat
PD ka 16 mandate
PS+LSI merr 17 mandate
PD merr 15 mandate
VLORË
PS+LSI 65,170 vota
PD 45,148 vota
PS ka 6 deputetë
PD ka 4 deputetë
PS+LSI merr 7 deputetë
PD merr 5 deputetë
ELBASAN
PS+LSI 81,257 vota
PD 64,395 vota
PS ka 7 deputetë
PD ka 7 deputetë
PS+LSI merr 8 deputetë
PD merr 6 deputetë
GJIROKASTËR
PS+LSI 31,782 vota
PD 23,524 vota
PS ka 3 deputetë
PD ka 2 deputetë
PS+LSI merr 3 deputetë
PD merr 2 deputetë
DIBËR
PS+LSI 31,748 vota
PD 37,439 vota
PS ka 2 deputetë
PD ka 4 deputetë
PS+LSI merr 3 deputetë
PD merr 3 deputetë
DURRËS
PS+LSI 68,234 vota
PD 66,497 vota
PS ka 5 deputetë
LSI ka 1 deputet
PD ka 7 deputetë
PS+LSI merr 7 deputetë
PD merr 6 deputetë
FIER
PS+LSI 106,062 vota
PD 71,197 vota
PS ka 9 deputetë
PD ka 6 deputetë
LSI 1 deputet
PS+LSI merr 10 deputetë
PD merr 6 deputetë
KORÇË
PS+LSI 72,748 vota
PD 59,918 vota
PS ka 6 deputetë
PD ka 6 deputetë
PS+LSI merr 7 deputetë
PD merr 5 deputetë
KUKËS
PS+LSI 19,301 vota
PD 24,467 vota
PS ka 1 deputet
PD ka 3 deputetë
PS+LSI merr 2 deputetë
PD merr 2 deputetë
LEZHË
PS+LSI 37,252 vota
PD 34,501 vota
PS ka 3 deputetë
PD ka 4 deputetë
PS+LSI merr 4 deputetë
PD merr 3 deputetë
SHKODËR
PS+LSI 45,243 vota
PD 58,047 vota
PS ka 4 deputetë
PD ka 7 deputetë
PS+LSI merr 5 deputetë
PD 6 deputetë
BERAT
PS+LSI 52,618 vota
PD 26,990 vota
PS ka 4 deputetë
LSI ka 1 deputet
PD ka 3 deputetë
PS+LSI merr 5 deputetë
PD merr 3 deputetë
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (plint) 04.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)