Me zgjedhjet tek dera dhe dhuna si akt dëshpërimi

Me zgjedhjet tek dera dhe dhuna si akt dëshpërimi

Tensioni sot ne Komisionin e Medias

Parlamenti duket se do të jetë i detyruar të marr një vendim të pazakontë: të mbrojë qytetetarët nga deputetët. Ky vendim qartazi duhet marrë sa më shpejt pas skenave të sotme në Kryesinë e Kuvendit. Ky vendim duket se do të jetë edhe unikal në historinë botërore të parlamentarizmit, pasi si rregull institucionet e sigurisë kujdesen të mbrojnë deputetët.

Kjo është një masë tejet e nevojshme që duhet marrë, po të kemi parasysh spektaklin e dhunshëm të deputetëve të PD ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Pavarësisht se Veliaj ishte ftuar në bazë të rregullores së Kuvendit në komisionin e medias ku do të diskutohej për problematikën e teatrit, ardhja e tij në Kuvend është interpretuar si e paligjshme nga ana e kryetares së komisionit të medias, Albana Vokshi, e cila ka thirrur ‘grupin’ e gatshëm të deputetëve të PD të cilët ‘fali zot se s’dinin çfarë bënin’.

Edhe në rast se Veliaj do të kishte ardhur në komision ‘pa hyqmin’ e deputetëve, ka plot mënyra etike parlamentare për të mos zhvilluar mbledhjen e komisionit në praninë e tij. Por të flasësh për arsye, aq më shumë t’u kërkosh etikë parlamentare deputetëve të PD, është një mision i pamundur. Ata përfundimisht atë që dinë të bëjnë është të kapin për gryke këdo nga kundërshtarët politik që u del përpara. Kulti i dhunës si mjet politik është edhe një nga arsyet kryesore që PD rrudhoset politikisht dhe elektoralisht vit pas viti.

Agresiviteti i tejskajshëm i PD ndaj Veliajt ka motive që s’kanë aspak lidhje me teatrin. Me një fushatë që po u troket tek dera dhe koalicioni PD- LSI që s’ka asnjë kandidat për të nxjerrë në fushëbetejë kundër Veliajt për Bashkinë e Tiranës, qartazi të duket se dhuna e deputetëvbe të PD është thjeshtë një akt dësdhpërimi. Ata përgatiten të humbasin thellësisht në Tiranë në zgjedhjet e 2019 dhe këtë e lexon jo vetëm në deklaratat që bëjnë, por edhe në aktet e dhunës që rrezatojnë.

Tirana prej 3 vitesh ka bërë ndryshime të thella jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në mentalitet. Zhvillimi urban natyrshëm kultivon dhe një këndvështrim tjetër të jetës në kryeqytet. Të krahasosh qeverisjen e Tiranës nga Basha me atë të Veliajt është si të krahasosh ‘natën me ditën’. As që ja vlen të merresh me Bashën se si qeverisi Tiranën, pasi atë e përmbledh vetëm me 2 fjalë: E trupshme, e dështuar! Veliaj nuk është i përkryer. Natyrisht që nuk është i tillë. Ka difekte në punën e tij të cilat PD as merr mundimin t’i artikulojë, pasi e ka mëndjen te dhuna e jo te arsyeja.

Spektakli i dhunës që PD ofron në mes të Tiranës natyrisht që nuk kalon pa u vënë re nga qytetarët e Tiranës, pavarësisht se një deputet është zgjedhur në Kukës e tjetri në Pogradec. Me zgjedhjet te dera kjo dhunë duket qartazi se është një akt dëshpërimi që do ketë koston e vet elektorale për PD, madje një kosto mjaft të rëndë. Ne nuk harrojmë! Javanews

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja