TIRANE - Shqipëria rrezikon të gjobitet nga Gjykata e Strasburgut për shkak të mbipopullimit në ambientet e paraburgimit dhe burgimit. Këtë e ka bërë me dije kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit Vjollca Meçe, e cila sqaron për mikrofonin e A1Report se institucioni që ajo drejton po adreson keto çështje pasi cënohen të drejtat e njeriut
“Ka dhe një vendim të Gjykatës së Strazburgut që ka dënuar nje shtet, jo shtetin shqiptar për trajtim çnjerzor madje i ka vënë dhe një gjobë të madhe pikërisht se kishte mbipopullim të madh në burgjet e atij vendi”, tha Meçe.
E pyetur neës edhe Shqiëpria mund të ketë të njëjtin fat, kryetarja e Komitetit të Helsinkit përgjigjet: “Po edhe Shqipëria mund të këtë të njëjtin fat. Në fakt Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka në duar disa çështje që po i adreson fillimisht para pushtetit gjyqëor për të ezauruar mjetet dhe më pas me objektivin për t’i çuar edhe në Gjykatë të Strasburgut. Çështjet që ne kemi përzgjedhur kanë të bëjnë pikërisht me trajtimin çnjerzor dhe torturat dhe lidhen kryesisht me disa persona me liri të kufizuar, të cilët janë në kushtet e paftësisë mendore apo fizike. Ne kemi gjetur dhe institucione që mbipopullimi është 100%, pra nëqoftëse ka kapacitetin x persona aty janë të sistemuar 2 x”.
Sipas shefes së Komititit të Helsinkit shkak për mbipopullimin është se gjykatat nuk shohin alternativa të tjera dënimi.
“Nuk ka shumë kohe që u bë një amnisti me rastin e pavarësisë, megjithëse pati një zbrasje të këtyre institucioneve përsëri për shkak se së pari japin dënime të shpeshta. Megjithatë ka alternativa të tjera dënimi ato preferojne të japin dënime me burgim. Për shkak se është rritur forca represive e shtetit edhe për disa shkelje administrative siç është rasti i dënimit me 10 ditë burg nëse shkel rregullat e qarkullimit rrugor, apo edhe për shkak të rritjes së kriminalitetit.

Meçe sugjeron një tjetër amnisti, por përveç kësaj ka edhe alternativa të tjera dënimi për të shmangur mbipupullimin, zgjidhje këto që duhet të gjenden nga pushteti gjyqësor.
“Dhënia e nje amnistie duke qënë se kemi dhe një përvjetor të çlirimit te vendit do të ishte një ndihmesë e madhe në këtë drejtim. Pushteti gjyqësor është i pavarur, por gjithsesi është pjesë e shtetit shqiptar, nëse ka disa probleme ka disa detyra që i shtohen shtetit shqiptar dhe gjyqësori duhet të gjejë mënyrën e vet që brenda juridiksionit që ka, t’ju përgjigjet atyre detyrave. Nëse ka një mbipopullim të burgjeve në Shqipëri dhe kapacitetet financiare të shtetit për të ndërtuar menjëherë burgje të tjera, atëherë pushteti gjyqësor duhet të gjejë, të interesohet, të aplikojë dënime të tjera që ligji jon i parashikon”, shprehet Meçe.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit vazhdimisht ka monitoruar situatën e respektimit të të drejtave të njeriut në institucionet e mbyllura të vuajtjes së dënimit, ku njerëzit me liri të kufizuar potencialisht kanë rriskun më të madh për cënimin e të drejtave të tyre.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO