Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i  ftuar në studion e Report Tv komentoi akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha në adresë të kreut të Forcës Detare Artur Meçollari, një prej negociatorëve të palë shqiptare për marrëveshjen e Detit me Greqinë, i cili sipas tij është spiun dhe sigurims. 

Koçi tha një qëndrim i tillë është presion i drejtpërdrejtë në adresë të Presidentit të Republikës Ilir Meta, për të bllokuar bisedimet me Greqinë. 

Është një presion ndaj Metës për të mos dhënë aprovimin për këtë emër. Kemi të bëjmë me një qëllim të drejtpërdrejtë, një presion ndaj Metës që të ngurrojë për të firmosur sipas kompetencave që i jep kushtetuta. Ka edhe një plan tjetër politik, të mos harrojmë që jemi në prag të negociatave, dhe opozitës, z.Berisha, i intereson një mosmarrëveshje me Greqinë që të çojë në një qëndrim jokonstruktiv të Greqisë në këtë proces. Opozita e quan hapjen e negociatave dështim të saj dhe sukses të qeverisë”, u shpreh Petro Koçi, duke sqaruar se etiketimet e Berishës ndaj Meçollarit nuk qëndrojnë. 

Intervista e plotë e Petro Koçit:

Z.Koçi, ju keni reaguar lidhur me akuzat nga opozita, konkretisht nga ish-kryeministri Sali Berisha ndaj oficerit Artur Meçollari dhe kemi zbuluar disa nga akuzat që ai ka artikuluar, apo letrën e hapur që i ka dërguar ish prokurorit Adriatik Llalla, Sa qëndrojnë këto akuza ndaj tij?
Ne kemi për detyrë që të jemi avokatët mbrojtës të ushtarakëve, të integritetit të tyre, përballë sulmeve të pacipta politike. Në rastin konkret kemi të bejmë me një sulm të mirëfilltë politik të Zotit Berisha, i cili nuk niset vetëm nga hesapet të natyrës personale me Zotin Meçollari, sepse kjo lidhet me një  histori kur ai ka qenë komandant në detyrë i forcës detare, dhe në rastin kur i është kërkuar me ngulm që Baza Detare e Bisht Pallës të dilte nga plani i përhapjes, së forcave të armatosura në mënyrë që pastaj të privatizohej. Unë nuk mendoj se kjo është e vetmje arsye dhe sigurisht kjo është një arsye shumë motivuese që një natyrë  si e Sali Berisha që është shumë hakmarrës dhe një dimension politik. Unë besoj se ky është një presion i hapur dhe pa maska që presidenti i Republikës Ilir Meta, të mos firmosë grupin negociatorë. E gjithë kjo procedurë Kushtetuese për Plotfuqinë, i jep mundësinë marrëveshjes së re me Greqinë, në këtë rast një do të vërtetonte një deklaratë që marrëveshja e mëparshme, që Anti kushtetuese, por do të dilte në planin fizik, ajo që mund të quhet nga publiku tradhëti, ose unë e them shitje të interesave kombëtare, në rastin e negocimit dhe miratimit të marrëveshjes së mëparshme me Greqinë, të kufijve detarë. Kemi të bëjmë me një qëllim të drejtpërdrejtë politik dhe mendoj se ky është një presion shumë i madh që i bëhet Presidentit Meta, që ai të ngurojë për të firmosur, sipas kompetencave që i jep Kushtetuta, pikërisht Plotfuqinë ndaj grupit të Negociatorëve. Sigurisht që ka dhe një plan tjetër politik, dhe mos të harrojmë që jemi në pragun e  hapjes  së negociatave. Opozita fatkeqësisht, dhe sidomos z.Berisha, i intereson një mosmarrëveshje, ose një situatë mosmarrëveshje me Greqinë, mundësisht të çojë në një qëndrim po themi jo konstruktiv  i Greqisë në raport me këtë proçes sepse fatkeqësisht opozita hapjen e negociatave e quan dështim dhe  jo thjesht një sukses të Shqipërsië dhe shqiptarëve që ka lidhje me interesa afatgjatë, apo afatshkurtër të politikës shqiptare, 

Pse kryeministri Berisha e quan Meçollarin ish-sigurims dhe spiun?
Nuk ka asnjë lidhje me sigurimin. Në momentin që Meçollari ka qenë në një pozicion që nuk i ka qenë për shtat lajmeve të privatizimit të bazave të Bishtpallës dhe pastaj as në procesin e negocimit shqiptar, të marrëveshjes nuk ka qenë një nga ata që i ka thënë “lepe peqe” urdhrave nga lartë , dhe se si atë shmanget fare nga detyra ushtarake, siç ka ndodhur dhe me ish-Komandatin Çela. Dhe prandaj është  thënë që ky ushtarak ka shkelur ligjin dhe duhet të largohet nga detyra. Ndërkohë sfondi moral për ta justifikuar këtë gjë, se kjo binte shumë në sy,  një ushatarak që ishte shumë  korrekt, për një çështje të interesit, për të ruajtur integritetin  e interesave tona ushtarake. Për ta kamufluar këtë situatë do duhej që për këto arsye të mëdha ligjore dhe “ patriotike”, të zbulojë që ky ishte bashkëpuntorë, me interesa spiunazhi të huaja. Është përgjuar sikur gjoja është bashkëpunuar me vende të tjera, dhe jo vetëm të Hollandës, po pse mos të themi dhe SHBA? 

A ka pasur ndonjëherë të mirëfilltë lidhur me ato çka ndodhur me bazën e Bisht Pallës, për të kuptuar realisht çfarë ka ndodhur?
Përpjekjet kanë qenë në figurat e sipërme të ushtrisë, të ministrisë, nuk është bërë ndonjëherë kallzim për këtë gjë, sepse gjërat kanë qenë të interpretueshme, dhe aty ka baza dhe prova materiale që vërtetojnë tentativën, duhet një hetim shumë i thelluar për të zbuluar, motivet e vërteta, të privatizimit të bazës private, do hetim të thelluar dhe janë prova që nuk gjenden në Ministrinë e Mbrojtjes, duken si iniciativa, një gjykim që ka të bëjë me masën apo infrasrutkurën që duhet të kenë forcat e armatosura në një situatë të caktuar. Është komplet e pajustifikueshme që baza detare e Bishtpallës të hiqet nga plani i përhapjes së forcave të armatosura, dhe kemi dhe një bazë shumë të rëndësishme, jo vetëm për forcën detare por ajo shërben dhe si një vend  trajnimi për stërvitje  shumë kombësie, sidomos ushtarakë nga Britania e kanë shumë përemër  që të  kryejnë stërvitje në terren  që është brenda kufijve të bazës. 

Mund të jetë Muçollari nën akuzat e opozitës për shkak të letrës së hapur që i pati dërguar ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla lidhur me marrëveshjen?
Është vetëm një nga motivet, është baza e Bishtpallës dhe dëshira për ta privatizuar dhe për t’ia rrëmbyer forcave të armatosura, është çështja e negocimit të marrëveshjes detare  sepse ndryshe nga disa të tjerë por dhe figura të tjera ushtarake nuk pranuan të ishin pjesë e lodrës politike por që cënonin interesat kombëtare dhe interesat tona po themi territoriale,

Në listën e 12 negociatorëve të Shqipërisë, negociatorëve që tashmë i kanë shkuar kreut të shtetit Ilir Meta është dhe Ylber Dogjani Komandant i Flotës Detare, i cili gjithashtu thotë ish-kryeministri Berisha, nuk ka asnjë lidhje me detin? 
Nuk besoj se kjo është një akuzë, është një gjeneral me dy yje, në krahasim me Gjeneralët e tjerë, me një përvojë të gjatë dhe më një karrierë të suksesshme si ushtarak, mendoj se në detyrën e tij është normale të jetë pjesë e grupit negociatorë, ky është një presion i hapur që i behët Ilir Meta, nga Partia Demokratike që ky proces të ngecë. 

Do ta pranojë këtë listë z.Meta?
Besoj se jo, sepse pavërsisht gjykimeve që kemi ne për Zotin Meta  si figurë politike, që vjen nga LSI, besoj se do të jetë konstruktiv në këtë çështje , Ministria e Jashtme ka kryer detyrën dhe është përgjigjur në mënyrë korrekte kërkesave të z.Meta, besoj se reagimi i tij ka qenë racional, ka kërkuar gjëra më të qarta në pjesën e dokumentacionit, tani na ngelet të shikojmë se sa konstruktiv do jetë Meta. Këtu kemi të bëjmë me interesa të mëdha kombëtare, kemi të bëjmë me integrimin, hapja e negociatave dhe një marrëveshje që konsiderohet historike dhe janë në të gjitha kushtet që të respektohen interesat tonë kombëtarë, sepse do zbatohet një për një vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por edhe traktate dhe Konveta Ndërkombëtrae të cilat janë shumë të qarta lidhur me çdo lloj konteksti të mundshëm.

Ndonjë koment lidhur me listën e 12 negociatorëve?
Asnjë koment, çështja e negocimit do merret Ministria e Jashtme, dhe jo të Mbrojtes,kemi të bëjmë me një çështje ku Ministria e Mbrojtjes për shkak të Forcës Detare, ka përgjegjësi ligjore kushtetuese për administrimin e hapësirës detare, dhe prandaj është pjesë e negocimit dhe një përfaqësie Forcave të Armatosura, ne si ministri ose si përfaqësues politikë të saj jemi të bindur në lidershipin e këtij proçesi që nga vetë kryeministri deri te Ministri DItmir Bushati, deri tani nuk ka ndonjë marrëveshje, dëshiroj  të kishte një marrëveshje,e dëshirojnë të kishte një marrëveshje dhe  të ishte” tradhtare”, do kemi të bëjmë me një marrëveshje totalisht kushtetuese në përputhje meKonvetën  dhe do të jetë shumë më e mirë se sa nga marrëveshja e mëparshme

Ka pasur dhe reagime nga publiku...
Del berisha, dhe publiku është i prirur të besojë, dhe del një ish kryeministër  thotë se filani ka qenë spiun dhe ata e marrin si të mirëqenë, normale të shqetëson, ata nuk arrijnë të pranojnë turpin që kanë mbi supe, dhe nuk kanë kërkuar asnjëherë falje për atë që është bërë deri tani, ka një vendim të gjykatës kushtetuese që e quan antikushtetuese marrëveshjen dhe deri vonë e kanë mbrojtur dhe  kanë thënë deri vonë se kjo marrëveshje duhet të zbatohet se ka qenë më e mirë, përfaqësues të Partisë Demokratike haptazi ka thënë se ajo marrëveshje duhet të zbatohet, megjithëse kemi këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, ka një aprovim të zërit publik që ajo marrëveshje ka cenuar interesat tona, kemi pasur të bëjmë me një ndarje të opinionit publik ku disa kanë qenë pro dhe disa kundër, ka qenë një gjykim 100% në të gjithë hapësirën shqiptare që marrëveshja ka qenë në kundërshtim me interesat tona publikë.

Janë propozime që kanë ardhur nga Ministria e Mbrojtes, si është bërë përzgjedhja?
Në bazë të funksioneve dhe përvojës dhe formimit përkatës, dhe është vendosur dhe ai që vendos është Ditmir Bushati.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com