Mediat kosovare raportojnë se Partia e Ramush Haradinajt për herë të parë ka thënë se të 12 votat që ka në Kuvend do t’i vinte në dispozicion pro mocionit. “Në momentin që ne jemi të bindur se qeveria nuk e ka shumicën në Kuvend dhe mocioni i mosbesimit do të dalë i suksesshëm, ne mund ta votojmë atë”, kanë deklaruar përfaqësues të AAK-së, duke shtuar se do të kërkojnë rrëzimin e Qeverisë.
“Vetëvendosja” prej kohësh ka ndërmarrë iniciativën për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, por përveç deputetëve të saj, askush nuk e ka mbështetur me nënshkrime, dhe për pasojë nuk ka mundur të vihet në rend dite. Tani AAK-ja ka thënë se është e gatshme për të dhënë votën e saj, sikur të kishte garanci se ai do të votohej suksesshëm, shkruajnë mediat kosovare.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)