Media amerikane: Mbretëria e Bashkuar zbulon bashkëpunimin me Shqipërinë për të deportuar emigrantët e paligjshëm

Media amerikane:  Mbretëria e Bashkuar zbulon bashkëpunimin me Shqipërinë për të deportuar emigrantët e paligjshëm

Foto ilustruese

Efektivë të Policisë shqiptare mund të dërgohen në Mbretërinë e Bashkuar për të vëzhguar mbërritjet e emigrantëve të paligjshëm nëpërmjet Kanalit, si edhe për të zhvilluar raportet përkatëse të inteligjencës, sipas medias amerikane Bloomberg.

 “Bloomberg” shkruan se plani është pjesë e një marrëveshjeje të arritur midis sekretares së Brendshme britanike, Priti Patel, dhe Qeverisë shqiptare në lidhje me çështjen e emigrantëve të paligjshëm.

Sipas Ministrisë së Brendshme britanike, prania e efektivëve shqiptarë do të ndihmojë autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar me më tepër informacion. Por, ende nuk është konfirmuar se kur ky plan mund të hyjë në fuqi. Në kuadër të kësaj marrëveshje Britania do të punojë me Shqipërinë për të përpunuar dhe riatdhesuar shpejt numrin e madh të shqiptarëve që kalojnë Kanalin Anglez.

Masa vjen pas raporteve për një numër në rritje të emigrantëve nga Shqipëria që kalojnë më gomone për në Mbretërinë e Bashkuar. Zyrtarët qeveritarë thonë se rreth 60% e emigrantëve që kalojnë çdo ditë tani janë shqiptarë.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TONI TIRANE: 26/08/2022 18:23

    Mbreteria e Bashkuar /Anglia do ti ndaloje keto futje te paligjshme. Mire qe vene po perleshen ne Policine Franceze? Keta jane kriminela.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë