Si u arrestua Lulzim Berisha në Spanjë, Media angleze: Shqiptari më i kërkuar në Europë fshihej mes turistëve britanikë
Momenti i arrestimit të Lulzim Berishës
Gazeta britanike, Express, shkruan se shqiptari më i kërkuar në Europë, Lulzim Berisha u kap teksa fshihej mes turistëve britanikë në Spanjë.
I shumë kërkuari, Lulzim Berisha u arrestua nga policia e Spanjës më 14 dhjetor, pas dy vitesh në arrati.
Gazeta britanike shkruan se Berisha, 52 vjeç, është kreu i një bande të rrezikshme kriminale në Shqipëri, përgjegjëse për një numër vrasjesh që nisin që nga viti 1998. Arrestimi i tij u krye në një apartament në 'Playa de San Juan', një destinacion popullor pushimesh për britanikët në zonën e Alicante-s.
Karriera kriminale e Berishës nisi në vitet ’90, shkruan media britanike, ndërsa banda e tij kishte një ndikim shumë të madh në rajonin e Durrësit, duke u bërë eksportuesja kryesore e kokainës dhe armëve në Shqipëri.
Më tej britanikja shkruan se Mafiozi famëkeq kërkohej për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, në vitin 2005, për larje hesapesh mes bandave rivale. Bashkëpunëtorët e tij u sollën para drejtësisë 15 vjet më vonë, kur gjykata shqiptare dënoi 16 anëtarë të bandës të tij me katër dënime të përjetshme dhe 267 vjet burg për akuza përfshirë vrasje, zhvatje dhe rrëmbim.
Pavarësisht se ishte dënuar me 25 vite burg, ai arriti t’i shpëtonte drejtësisë shqiptare dhe të arratisej nga vendi. Ai jetonte në Alicante me një identitet të ri dhe me një pasaportë falsë. Atje e thërrisnin me pseudonimin ‘Durrësi’. Një gjykatë në Madrid do vendosë për ekstradimin e tij, të cilin ai e kundërshton.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
16.3%
-
Jo
74.9%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 338
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Angli/ U godit nga një anije mallrash, shpërthen në flakë anija-cisternë me naftë, shpëtohen 32 persona! Misioni i shpëtimit vijon, ende nuk dihet sa persona janë të pagjetur
10 Mars, 15:22
-
Protesta në Spanjë, qytetarët vërshojnë në rrugët e Madridit me rastin e 8 mars-it
8 Mars, 18:59
-
VIDEO/ 12 gola sezonal, Anis Mehmeti shënon sërish në Angli
8 Mars, 17:53
-
Organizata shqiptare i punësoi për ‘shtëpitë e barit’, dënohen 8 elektricistët britanikë! Vidhnin energjinë, vlera e drogës së kapur mbi 20 mln paund
7 Mars, 21:23
-
Spanjë/ U kapën me 1,25 tonë kokainë në brigjet e Vigos, Gjykata liron një nga shqiptarët e arrestuar! Tre mbeten në paraburgim, zbulohen identitetet
7 Mars, 16:24
-
FOTO/ Shtëpi bari në Angli, sekuestrohet kanabis me vlerë 48 mln stërlina, 148 shqiptarë mes të arrestuarve! Detaje nga operacioni 'Mille'
7 Mars, 09:31
-
Ushtari i Aldo Bares futet ilegalisht në Angli, The Sun: 23 muaj betejë ligjore për t’i përmendur emrin!
6 Mars, 11:07
-
Shisnin drogë në Angli, lihen në burg tre të rinjtë shqiptarë! Paratë e fituara i 'kthenin' në ora Rolex dhe veshje firmato
5 Mars, 09:24
-
Ish-mesfushori i Juventusit ndërron jetë në moshën 32-vjeçare
1 Mars, 19:27
-
Kapen duke transportuar kokainë me taksi, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë
1 Mars, 17:33
-
VIDEO/ Ndërhyrje horror në FA Cup, portieri del me karton të kuq pas tetë minutash lojë! Sulmuesi në spital
1 Mars, 15:31
-
Durrës/ Spanja e kërkonte për organizatë kriminale dhe narkotrafik, ‘Fantazma’ prangos 28-vjeçarin për ekstradim! Rrezikon deri në 26 vite burgim (EMRI+VIDEO)
28 Shkurt, 14:09