18-vjeçari Orgito Luka është një prej adoleshentëve azilkërkues që është zhdukur nga hotelet në Britani në mënyrë që të mos kthehej në Shqipëri. Këtë e ka konfirmuar vetë babai i të riut, shkruan media britanike ‘Daily Mail’.
Orgito Luka, i cili ishte 17 vjeç kur u zhduk në maj të vitit të shkuar flet çdo ditë me të atin, të cilit i dërgon paratë e fituara nga puna në një kantier ndërtimi në Londër.
Ministri i Emigracionit Robert Jenrick u tha deputetëve javën e kaluar se nga 4600 azilkërkues fëmijë të pashoqëruar që mbërritën në Britani që nga viti 2021, 440 ishin zhdukur dhe vetëm gjysma ishin kthyer. Nga ata që janë ende të zhdukur, 186 pretenduan se ishin ose 16 ose 17 vjeç dhe 176 janë me origjinë nga Shqipëria.
Ministria e Shëndetësisë ka zbuluar emrat e disa adoleshentëve shqiptarë që u zhdukën nga hotelet e miratuara nga Home Office vitin e kaluar, shumica e të cilëve shumë shpejt do të mbushnin 18 vjeç.
Disa ditë më parë, në një deklaratë minsitri i Brendshëm britanik Simon Murray tha se 176 fëmijë shqiptarë të cilët ndodheshin në hotelet e Britanisë së Madhe ku po kërkonin azil, janë zhdukur. Mes të miturve të cilët janë humbur, 13 prej tyre raportohet të jenë nën moshën 16 vjeç dhe më së shumti shqiptarë.
Së fundmi, autoritetet britanike kanë paralajmëruar se fëmijët azilkërkues që kishin mbërritur së fundmi me gomone në Mbretërinë e Bashkuar, pa prindër apo kujdestarë mund të jenë nën shënjestrën e grupeve kriminale të cilat do të mundohen t’i shfrytëzojnë për veprimtari kriminale.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
53.8%
-
Frikë se humbin
37.4%
-
Arsye të tjera
8.7%
Vota total: 286
Lajme të tjera
-
Britani e Madhe/ 400 hotele në shërbim të 51 mijë azilantëve! Shqiptarja: Më mungon të flas, s’kam miqësi! Britanikët të zemëruar: Na kushtojnë 6.8 mln £ në ditë
25 Mars, 16:17
-
Çuçi takon Braverman: Gjuha ndaj shqiptarëve e patolerueshme! Të amnistohen ata që janë pa viza, por që punojnë në mënyrë të ndershme
25 Mars, 11:36
-
Rama: Mbretëria e Bashkuar i jep 4 mld euro Shqipërisë, në dispozicion për projektet strategjike
24 Mars, 19:43
-
Rama përfaqësoi shqiptarët e punës, në Britaninë e Madhe
24 Mars, 17:30
-
Rama për mediat britanike: Qeveria e Sunak shprehu ‘keqardhje dhe siklet' për retorikën anti shqiptare! Kërkesa për azil? Duhet sistem vizash, njerëzit të aplikojnë lirisht
24 Mars, 14:43
-
Rama nga Britania e Madhe: Nëse rusët ju pushtojnë, ejani në Shqipëri t’ju mbrojmë nga Putin dhe Braverman
24 Mars, 08:01
-
Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar ndjek hapat e BE-së ndalon përdorimin e TikTok në pajisjet zyrtare
23 Mars, 22:21
-
Vizita e Ramës në Britaninë e Madhe, Partia e Lirisë: Duhet të ulte kokën dhe t'u kërkonte ndjesë gjithë të rinjve që i detyroi të ikin me gomone
23 Mars, 19:09
-
Rama në Londër, intervistë për BBC Radio: Stop përdorimit të shqiptarëve për politikë të brendshme! T’i vësh krimit vulë etnike është në vetvete krim
23 Mars, 14:39
-
Vizita zyrtare në Britani/ Sunak: Bëmë progres në ndëshkimin e emigrimit të paligjshëm! Rama: Duam të sigurohemi që komuniteti ynë ndihet i sigurt
23 Mars, 09:07
-
Skandali i ‘PartyGate’, Johnson në 'gjyq' para deputetëve britanikë: Do them vetëm të vërtetën, e bëra për të motivuar stafin
22 Mars, 18:14
-
‘Jam i dashuruar me të dhe s’më pengon askush’, shqiptari 22-vjeçar përndiqte një 11-vjeçare në Londër! Dënohet me 8 muaj burg
22 Mars, 12:12