Media britanike: Në Gjermani kanë ardhur huliganët shqiptarë dhe ata polakë

Media britanike: Në Gjermani kanë ardhur huliganët shqiptarë dhe ata polakë

Grupi Illyrian Elite

Mediat britanike në një shkrim të tyre janë shprehur se i tremben incidenteve dhe trazirave që mund të ndodhin gjatë kampionatit europian në Gjermani.

Gazeta Express.uk thotë se huliganët dhe neo-nazistët po planifikojnë të prishin turneun e Euro 2024.

Sipas tyre tifogrupi i "Illyrian Elite", i përjashtuar nga mundësia për të përfituar bileta gjatë ndeshjeve të kombëtares shqiptare, ka mbërritur në shtetin gjerman. Madje nëpërmjet platformës Telegram ky grup kanë shpërndarë foto ku bëjnë përshëndetjen naziste.

Në shkrim theksohet gjithashtu se huliganët polakë janë akoma edhe më të rrezikshëm pasi ata kanë bërë thirrje për sulme ndaj njerëzve me ngjyrë dhe myslimanëve.

Xh.K/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/06/2024 02:32

    Polaket nuk i njoh,por shqipot nuk kane vrare asnjehere sic kane vrare huliganet angleze neper ndeshje e jashte tyre.

    Përgjigju
  • asolingo: 09/06/2024 11:47

    Sado "huligan"qe jemi ne shqiptaret anglezeve nuk jua kalojme,jane profesionista.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen