Media britanike: Vëllezërit shqiptarë që organizuan protestën në Londër ishin të dënuar! Gënjyen se ikën nga lufta në Kosovë, u dënuan për trafikim njerëzish
Foto nga protesta e mbajtur në nëntor 2022, Londër
Dy vëllezër shqiptarë që organizuan një protestë dhe vunë flamurin e Shqipërisë mbi statujën e Winston Churchill kanë gënjyer për të përfituar azil në Mbretërinë e Bashkuar. Media britanike “Daily Mail” i ka dedikuar një artikull vëllezërve Taulant dhe Enkeleid Omi, për të cilët thotë se përdorën identitete të rreme për të hyrë në Britani.
“Ata thanë se po iknin nga lufta e vitit 1998 në Kosovë, në vend që të tregonin se vinin nga Shqipëria paqësore. Të dy drejtuan protestën në nëntor në Ëestminster, ku rreth 1500 bashkatdhetarë të tyre deklaruan se nuk ishin kriminelë”, shkruan ‘Daily Mail’ duke shtuar se vëllezërit kanë qenë kontrabandistë të dënuar.
Në një letër që i dërguan Taulantit muajin e kaluar, ekipi i Home Office i ofronte që të shkonte të korrigjonte të dhënat duke përdorur emrin e tij të vërtetë.
“Por si kundërpërgjigje, ai u tall me Qeverinë, duke u mburrur në rrjetet sociale se ka marrë 'bileta falas' për në Mbretërinë e Bashkuar dhe Home Office 'më ka bërë një nder'.
Nacionalisti shqiptar, 46 vjeç, u shfaq gjithashtu në një kanal televiziv për t'u mburrur dhe ofroi ndihmë për shqiptarët e tjerë që gjithashtu hynë ilegalisht në Britani”, shkruan media britanike.
Kërkesa e parë e Taulantit për azil u refuzua, por ai fitoi një apel në vitin 2006 dhe më vonë mori nënshtetësinë britanike. Në maj 2013, vëllezërit dhe një bashkëpunëtor tjetër u kapën nga oficerët e Forcave Kufitare në përpjekje për të kontrabanduar dikë në Britani ilegalisht.
Ata u shpallën fajtorë në shtator 2015 dhe u dënuan të dy me 12 muaj burg dhe u urdhëruan të kryenin 200 orë shërbim në komunitet.
Kujtojmë se 2 vëllezërit folën për Report Tv më 12 nëntor 2022 kur u mbajt protesta e madhe në Londër për t’i treguar qeverisë britanike se shqiptarët s’janë kriminelë. Ata thanë se deklaratat e sekretares së Brendshme Suella Braverman kishte shkaktuar konflikte edhe në vendet e punës ndërsa shtonin se ndiheshin të sulmuar nga të gjitha anët.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
48.1%
-
Jo
46.3%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 2698
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skoci, furia e stuhisë Eowyn: Era përmbys kamionin në autostradë (VIDEO)
26 Janar, 16:35
-
Stuhia 'Eowyn' godet Britaninë e Madhe, banorët pa energji elektrike, anulohen 1 mijë fluturime
24 Janar, 15:25
-
Dominojnë tregun e kanabisit, Britania fushatë ndërgjegjësimi për shqiptarët, avokati Naim Hasani: Iu premtohet parajsë, por përfundojnë në 'shtëpi bari'
23 Janar, 13:27
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Home Office fushatë për dekurajimin e shqiptarëve që synojnë Britaninë: Do përdoreni si skllevër nga bandat e krimit nëse vini këtu, mund t'iu kushtojë gjithçka
21 Janar, 21:56
-
Shqiptari që ka ‘tërbuar’ Anglinë! ‘Daily Mail’: Jeta e të dënuarit për trafik njerëzish, që i kalon ditët duke luajtur golf dhe kryen më shumë krime
19 Janar, 22:58
-
Angli/ Trafikanti i shqiptarëve me kamion, publikon foto duke luajtur golf në Londër! 41- vjeçari rezulton i dënuar në Belgjikë
19 Janar, 11:39
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
U arrestua në Britani për ekstradim, Edison Muceku akuzohet si 'ushtari' i Tor Xhecukës! Lidhjet me Ervis Martinajn dhe krimi i 2020 në Bulqisë
12 Janar, 09:00
-
U ekstradua nga Turqia/ ‘The Sun’ krahason Dritan Rexhepin me El Chapon: ‘Mbreti i kokainës’ që vrau policë dhe ‘mbyti’ Britaninë me drogë
10 Janar, 18:55
-
VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)
9 Janar, 22:49
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42