TIRANË - Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u ka deklaruar sot përfaqësuesve të
OSBE-së se Qeveria shqiptare do të angazhohet për lirinë e medias në vend, duke i dhënë përparësi reformimit të Radio Televizionit Shqiptar; çlirimit të AMA-s nga kontrolli politik; kalimit nga transmetimet analoge në dixhitale e veçanërisht, dhënies fund të shpërndarjes klienteliste të reklamave qeveritare.
I ftuar në konferencën e organizuar nga OSBE-ja për mediat në Evropën Juglindore, Bushati ka prezantuar pikat e programit të Qeverisë të lidhura me median.
Ai theksoi se "e dimë nga eksperienca e brishtë me shtet-ndërtimin, se sado i mirë të jetë ligji, ai nuk mjafton nëse nuk zbatohet. Prandaj edhe përparësi merr reformimi i RTSH-së, duke e kthyer atë në një përfaqësues të denjë të taksapaguesit shqiptar dhe në zëdhënës të interesit qytetar."
Me prioritet, Bushati ka renditur më pas domosdoshmërinë "për të ҫliruar Autoritetin e Medias Audiovizive (AMA) nga kontrolli politik, në favor të performancës profesionale, me qëllim që t'u ofrojmë të gjithë transmetuesve vendorë e kombëtarë trajtim të njëjtë para ligjit.
Ne jemi të vetëdijshëm që koha nuk pret më në procesin e kalimit nga procesi analog në dixhital. Me afrimin e vitit 2015 duhet përshpejtuar procesi i dixhitalizimit mbi bazën e përvojave dhe mësimeve të nxjerra nga fqinjët tanë."
Ministri Bushati ka theksuar në fjalën e tij se Përfaqësuesja për Lirinë e Medias, znj.Mijatovic, "me të drejtë ka vënë në dukje ҫështjen serioze të shpërndarjes preferenciale të reklamave qeveritare, që cënon konkurrencën e ndershme dhe lirinë e tregut mediatik.
Ne kemi ndarë katërcipërisht këtë pikëpamje si përfaqësues të opozitës së djeshme. Sot jemi te angazhuar per ta zgjidhur këtë problem duke i dhënë fund praktikave klienteliste e duke instaluar praktika të bazuara në kritere të qarta dhe procedura transparente ne perputhje me standardet europiane,"-theksoi ministri.
Redaksia online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
63.7%
-
Jo
33.3%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 4173
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15