Media e huaj, për Lazaratin: Nga
hashashi intoksikohen njerëzit

Media e huaj, për Lazaratin: Nga<br />hashashi intoksikohen njerëzit
TIRANË - Në Shqipëri i gjithë fshati Lazarat kultivon marijuanë, ky është titulli i një artikulli të botuar në gazetën italiane “Corriere della Sera” . Sipas kësaj gazete, i vetmi vend që është i pa prekur nga kultivimi i kanabis, është pjesa e varrezave të këtij fshati.
 
Era e fortë e marijuanës ndihet që në hyrje të Lazaratit, ajri të krijon djegje të grykës dhe shumë njerëz rreth e qark kolliten. Fshati ka 4 mijë banorë, ndërsa rreth 70 persona të gjinive dhe moshave të ndryshme kanë përfunduar në spital si pasojë e intoksikimit nga lënda narkotike.
 
Gazeta italiane, pasqyron faktin që policia shqiptare dhe gazetarët lokalë dinë gjithçka ndodh aty edhe pse nuk arrijnë të hyjnë në atë vend i cili cilësohet si “Fshati i Marijuanës”, “Kryeqyteti i Hashashit” apo “Republika e barit”.
 
Në këtë artikull thuhet se në Lazarat gjenden 350 mijë rrënjë të mbjella, të kultivuara në 320 hektarë tokë. Sipas Guardia di Finanza italiane çdo vit, nga Lazarati dalin 900 tonelata të këtij prodhimi, për një vlerë tregu të barabartë me 4,5 miliardë euro.
 
Duke iu referuar gjithmonë gazetës “Corriere della Sera”, thuhet se 9-të familje në 10-të, e kanë mënyrë jetese këtë lloj tregtie. Për një vit, një familje prodhon mesatarisht një tonelatë marijuanë, dhe çdo kile, shitet për 300-320 euro.
 
Dhe sipas interevistave të zbardhura në këtë gazetë, shihet qartë që njerëzit janë të kënaqur nga kjo mënyrë jetese dhe për ta është e vetmja mundësi që u sjell të ardhura.

Në në këtë artikull citohet edhe një dossier i Departimentit të Shtetit Amerikan, “International Narcotics Control Strategy Report”, ku thuhet se kultivimet e marijuanës në Lazarat janë në rritje, që do të thotë 40% më shumë se në vitin 2012-të.
 
corriere per Lazarat
(Në foto: Artikulli i Corriere dela Sera)

Redaksia online
(eb/ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim