Media e panjohur për Tatimet
feston me kreun e Shtetit
Mediat pirate po rriten e po shumëfishohen në kushtet e një indiference të plotë të Shtetit, i por që Shteti të ngrinte dolli në tryezën e "piratëve", kjo nuk ishte parë e dëgjuar ndonjëherë
Xhungla mediatike shqiptare nuk rresht kurrë së habituri. Jo vetëm që mediat pirate po rriten e po shumëfishohen në kushtet e një indiference të plotë të Shtetit, i cili tregon vullnet të luftojë informalitetin vetëm kur ka të bëjë me qytetarë të thjeshtë e të pambrojtur. Por, që Shteti të ngrinte, madje, dolli në tryezën e "piratëve", kjo nuk ishte parë e dëgjuar ndonjëherë. Po ja që, jo vetëm ndodh një gjë e tillë, por edhe "piratët" – të bindur, në të kundërt, se janë heronj trima dhe mbrojtës rigorozë të ligjit – publikojnë vetë fotot e një darke të veçantë në Facebook, madje duke u mburrur me to.
Çfarë ka ngjarë? Ka ngjarë ajo, që një media online, e cila nuk është regjistruar, siç duhet të bëjnë të gjitha mediat, pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe, pra, nuk ka një NIPT, për rrjedhojë nuk paguan tatime, për rrjedhojë nuk paguan as sigurime shoqërore për punonjësit e saj, ka festuar Vitin e Ri me një darkë luksi në një nga restorantet më të mirë e më të shtrenjtë të Tiranës.
Fakti tjetër, jo më pak befasues, është që në tryezën e kësaj media-pirate është ulur dhe presidenti i Republikës Bujar Nishani, që është edhe garanti i ligjit dhe Kushtetutës. Le të imagjinojmë se Nishani nuk e ka ditur që ata, të cilët e kanë ftuar, nuk i paguajnë as tatime Shtetit dhe as sigurime shoqërore atyre 20 punonjësve të tyre që ishin ulur rreth tryezës. Ndoshta nuk e dinte as Kastriot Islami, ish-ministër i Financave, i cili hëngri e piu dhe për të pagoi një evazor fiskal.
Në të vërtetë, do të ishim kurjozë të dinim se me çfarë parash u pagua super-darka: kjo media-pirate, pikërisht për faktin se nuk është e deklaruar në Tatimet dhe nuk ka një NIPT, nuk është në gjendje as të thithë reklamë. E, megjithatë, ndonëse nuk ka asnjë lek të ardhur zyrtarisht, u ka paguar të punësuarve, veç darkës, me sa duket, edhe shpërblim në fund të vitit. Të gjitha këto, ndoshta para në të zezë, të cilat nuk dihet se nga ç’burim vijnë. Është e sikletshme që kreu i Shtetit të jetë implikuar në një darkë, ku dyshohet se janë ricikluar para të pista.
Në një vend normal do të mjaftonin ato foto për të nisur një hetim të Prokurorisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Kushedi nëse do të ndodhë kjo edhe në Shqipëri.
Vetë kreu i medias pirate ka postuar fotot në Facebook, duke shpjeguar me mburrje se "vetë i pari i shtetit feston me të parën e mediave online".
Inekzistente sipas ligjeve të shtetit dhe njëkohësisht e para... Ironike, apo jo?
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.2%
-
Të gabuar
23.4%
-
Nuk kam mendim
11.4%
Vota total: 2276
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44