Media franceze ‘Le Figaro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve më të mira për të lundruar në Europë

Media franceze ‘Le Figaro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve më të mira për të lundruar në Europë

Butrint

Nga Lugina romantike e Rhine-it deri te fjordet e Islandës dhe vendet e mrekullueshme arkeologjike të Shqipërisë, ne ju rekomandojmë destinacionet më të bukura për të zbuluar përmes një lundrimi në Europë, sipas një artikulli të botuar gazetën franceze “Le Figaro”.

Zbulimi i Shqipërisë

Vizitoni Shqipërinë e fshehtë, një vend ende i ruajtur për t’u zbuluar dhe admiruar. Jetoni këtë eksperiencë unike në Shqipëri duke kaluar nëpër Greqi dhe Mal të Zi.

Historia e saj karakterizohet nga aventura të shumta, që nga kolonitë greke të Ilirisë së lashtë e deri te osmanët. Vendet e saj të mrekullueshme arkeologjike dhe atmosfera e saj orientale në udhëkryqin e qytetërimeve emocionojnë çdo vizitor të saj.

Shqiptarët janë trashëgimtarë të ilirëve, vendosja e të cilëve në territorin e Republikës së Shqipërisë aktuale është dokumentuar që në antikitet. E vendosur në bashkimin e qytetërimeve të mëdha mesdhetare, Shqipëria ka përjetuar ndikime të shumta: greke, romake, bizantine, osmane, italiane, austro-hungareze…

Udhëtimi drejt Shqipërisë në një lundrim luksoz i lejon vizitorit të vlerësojë pasurinë historike mahnitëse të këtij vendi pothuajse të paprekur nga turizmi masiv. UNESCO e renditi rajonin e Liqenit të Ohrit si një vend të trashëgimisë botërore në 1979.

I ndërtuar në buzë të liqenit, qyteti me të njëjtin emër është një nga vendbanimet më të vjetra njerëzore në Evropë. Menjëherë pas përfundimit të regjimit totalitar të Enver Hoxhës në vitin 1991, zona e Butrintit, një vend i jashtëzakonshëm arkeologjik, u bë gjithashtu një vend i trashëgimisë botërore.

Më pas, qendrat historike të Beratit dhe Gjirokastrës iu bashkuan listës prestigjioze falë trashëgimisë së tyre të jashtëzakonshme arkitekturore nga periudha osmane.

“Le Figaro” rendit pesë itineraret kryesore për të udhëtuar me kroçiere në Europë:

Zbulimi i Shqipërisë

Lumi Rhine

Lundrimi nga Valencia, Spanjë – Porto, Portugali

Thesaret e Islandës

Lundrimi nga Lumi Elba në Moldavi/ ATSH

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?