Athina po bllokon një Marrëveshjeje të Mbrojtjes së Sigurisë mes BE-së e Shqipërisë, për shkak të qëndrimi të qeverisë shqiptare për sa i përket burgosjes së kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, shkruan Ekathimerini sot 18 janar 2024.
BE-ja është në proces të përshpejtimit të procedurave për nënshkrimin e marrëveshjeve me vendet e treta jashtë Bashkimit, me synimin për një bashkëpunim më të mirë në mbrojtje.
Pak ditë më parë u mbajt në Bruksel një takim në nivel teknik, qëllimi kryesor i të cilit ishte lidhja e një sërë marrëveshjesh të mbrojtjes dhe sigurisë me vendet brenda dhe jashtë Evropës, përkatësisht Kanadanë, Japoninë, Ganën, Moldavinë, Norvegjinë dhe Korenë e Jugut.
Greqia kundërshtoi kur ishte çështja e Shqipërisë, duke këmbëngulur se si vend që dëshiron të anëtarësohet në BE, duhet të jetë në përputhje me rregullat e ligjet evropiane.
Në këtë sfond, grekët propozuan Maqedoninë e Veriut si vendin më të përshtatshëm për të lidhur një marrëveshje të mbrojtjes dhe sigurisë me BE-në, pasi ajo ka treguar një paraqitje më të mirë në fushën e sundimit të ligjit, ndërsa standardizimi i forcave të armatosura të vendit në fjalë ka ecur me ritëm jashtëzakonisht të shpejtë.
Propozimi grek nuk u pranua, por as çështja e Shqipërisë nuk eci përpara, pavarësisht mbështetjes shumë të fortë nga italianët, të cilët janë edhe partneri më i afërt i Tiranës në BE.
Lidhur me çështjen Beleri, autoritetet greke janë duke pritur për të parë deri më 25 janar, kur pritet të rinisë gjyqi i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.
Në prapaskenë, megjithatë, kontaktet vazhdojnë, gjithmonë me kusht që Beleri të betohet në detyrë.
Beleri u arrestua në maj të vitit të shkuar me akuza për blerje votash në prag të zgjedhjeve lokale, të cilat i fitoi.
Shkrimi nga Vassilis Nedos
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.2%
-
Jo
30.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3628
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gonzato takon kryetaren e KLP: Një sistem gjyqësor efektiv dhe i pavarur, rol kyç për të ardhmen e vendit në BE
10 Janar, 16:57
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Pensionet në Itali/ Dhoma e Deputetëve ratifikoi marrëveshjen, Aliaj: Pritet të kalojë në Senat, ja kategoritë përfituese
10 Janar, 14:46
-
Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët
10 Janar, 14:22
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori italian: Situata shumë konfliktuale, fushata të jetë me fakte e programe! Qeveri teknike? 'Vendos politika'
10 Janar, 11:21
-
Kanabisi mjekësor, Qeveria përcakton kriteret e kultivimit: Parcela, me mure 4 metra të lartë e sinjale alarmi në polici! Serverat e kamerave monitoruese në BE
9 Janar, 20:45
-
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Të bindim Trump për marrëveshjen e armëve
9 Janar, 16:38
-
Aksidenti me 45 viktima nga Maqedonia e Veriut, Gjykata Bullgare: Shkaktare Agjencia e Infrastrukturës Rrugore, dëmshpërblim 10 mijë euro çdo familjari të viktimave
9 Janar, 15:45
-
I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Lajcak takohet me shefin e OKB-së Guterres: Folëm për Ballkanin Perëndimor
9 Janar, 09:10
-
Maqedoni e Veriut/ Universiteti i Tetovës heq nga puna ish-zv.kryeministrin Artan Grubi! U shpall non-grata nga SHBA
9 Janar, 07:20
-
Zyrtari i lartë amerikan takohet me Ramën, Verma: Partneriteti ynë siguron Shqipërinë të përparojë drejt Integrimit të plotë europian
8 Janar, 21:05
-
Katerina Marku: PKEK mes ambicies, balancës dhe ndërgjegjësimit
8 Janar, 18:06