Sipas mediave iraniane, Teherani ka vendosur të pezullojë negociatat me Shtetet e Bashkuara derisa Izraeli të heq dorë nga operacioni i tij në Liban.

Tel Avivi ka intensifikuar bombardimet dhe operacionet ushtarake, përfshirë operacionet tokësore, në tokën libaneze, duke përmendur një kërcënim në rritje nga Hezbollahu (aleati i Iranit).  Kështu raportoi agjencia iraniane e lajmeve Tasnim.

"Forcat e armatosura iraniane dhe të gjitha degët e Frontit të Rezistencës janë të vendosura t'u përgjigjen krimeve sioniste", thuhet në artikull.


Lajmi kryesor:

Sulmet e izraelite në Liban, Irani ndërpret negociatat me SHBA-në! Media: Irani gati të mbyllë plotësisht Hormuzin