Agjencia Tasnim News Agency, një media e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), raporton se Ngushtica strategjike e Hormuzit – e vendosur në jug të Iranit, midis Gjirit Persik dhe Gjirit të Omanit – do të mbyllet.
Tasnim citon “burime” sipas të cilave anijet po marrin mesazhe nga IRGC se asnjë mjet lundrues nuk lejohet të kalojë përmes Ngushticës.
Ngushtica konsiderohet një nga rrugët detare më të rëndësishme të tregtisë në botë dhe një pikë kyçe për tranzitin e naftës. Afërsisht një e pesta e naftës dhe gazit në botë kalon përmes saj.
Lajmi kryesor:
SHBA dhe Izraeli sulm Iranit, 201 të vrarë e 747 të plagosur! Media: Vriten dhëndri e nusja e Khameneit, mister fati i liderit suprem! Teherani raketa drejt bazave amerikane në Lindjen e Mesme (VIDEO)





