Pentagoni po punon mbi opsionet ushtarake për një "goditje përfundimtare" ndaj Iranit, të cilat mund të përfshijnë përdorimin e forcave tokësore dhe një fushatë masive bombardimi.

Sipas Axios duke cituar dy zyrtarë amerikanë dhe dy burime të njohura me çështjen rendit katër skenarët e mundshëm: "Pushtimi ose bllokimi i Ishullit Kharg, qendra kryesore e eksportit të naftës së Iranit", ose opsioni i dytë pushtimi i Ishullit Larak, thelbësor për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, një "post strategjik që strehon anije sulmi të afta për të hedhur në erë anije mallrash dhe monitorimin e lëvizjeve me radar në ngushticë".

Një opsion i tretë është marrja e kontrollit të Ishullit Abu Musa dhe dy ishujve më të vegjël, të cilët shtrihen pranë hyrjes perëndimore të Ngushticës së Hormuzit, të kontestuar midis Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Së fundmi, "bllokimi ose kapja e anijeve që eksportojnë naftë iraniane në anën lindore të Ngushticës së Hormuzit". 


Lajmi kryesor:

Lufta/ SHBA: Trump i gatshëm të 'sjellë ferrin' nëse Irani nuk pranon humbjen! Media: Pentagoni po punon mbi opsionet ushtarake për një ‘goditje përfundimtare’